23.12.2023. » 20:01
Donator: Programi i Bashkëpunimit Zviceran për Kosovën
Projekti është krijuar për të përmirësuar të drejtat gjuhësore dhe për të mbështetur punën e Zyrës së Komisionerit të Gjuhëve.
Donator: Programi i Bashkëpunimit Zviceran për Kosovën
Projekti është krijuar për të përmirësuar të drejtat gjuhësore dhe për të mbështetur punën e Zyrës së Komisionerit të Gjuhëve.
Nëpërmjet këtij projektit OJQ ACDC do të integrojë ekspertin në Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve, ekspert i cili do të ndihmojë në zbatimin e një sistemi për monitorimin e përdorimit të gjuhës brenda institucioneve publike. Ai/ajo do të hulumtojë dhe dokumentojë në mënyrë aktive rastet e shkeljeve së të drejtave gjuhësore bazuar në ankesat e pranuara.
Projekti do të vlerësojë shërbimet publike, me fokus në vlerësimin e disponueshmërisë së tyre në gjuhë të ndryshme. Ky vlerësim do t'i japë prioritet komuniteteve pakicë dhe problemeve të tyre. Eksperti do të vlerësojë nivelin e mbështetjes gjuhësore në shëndetësi, arsim dhe shërbime civile. Qëllimi është të identifikohen boshllëqet ekzistuese dhe fushat për përmirësim, për ndërhyrjet e ardhshme.
Projekti synon të krijojë një korrnizë ligjore dhe funksionale për përmirësimin e të drejtave gjuhësore. Po ashtu, projekti përfshin monitorimin, hulumtimin dhe adresimin e shkeljeve, vlerësimin e përfshirjes gjuhësore të shërbimeve publike dhe sigurimin e barazisë ligjore për zbatimin efektiv të politikave. Qëllimi i përgjithshëm është të nxisë diversitetin gjuhësor dhe përfshirjen brenda institucioneve publike.