18.02.2025. » 13:02


Të rinjtë në sektorin ligjor - Ndërtojmë karriera, forcojmë komunitetet



Ky projekt ka një ndikim afatgjatë tek të rinjtë juristë përmes fitimit të aftësive praktike dhe përvojës, duke i bërë ata më konkurrues në tregun e punës. Praktikantët do të punojnë në zyrat e avokatëve dhe në ACDC, ku do të zhvillojnë aftësi si shkrimi i dokumenteve ligjore, puna me klientët dhe zgjidhja e rasteve ligjore. Projekti kontribuon në forcimin e sektorit ligjor dhe institucioneve në veri të Kosovës, rritjen e cilësisë së shërbimeve ligjore dhe besimin e qytetarëve në sistemin juridik.

te-rinjte-ne-sektorin-ligjor-ndertojme-karriera-forcojme-komunitetet

Aktivitetet:

  • Përgatitja dhe shpallja e thirrjes publike për aplikim të praktikantëve
  • Angazhimi i praktikantëve në zyrat e avokatëve dhe në ACDC
  • Ndjekja e përparimit dhe vlerësimi i ndikimit

Rezultatet e pritshme:

  • Fitimi i përvojës praktike dhe aftësive profesionale tek të rinjtë juristë
  • Përmirësimi i sektorit ligjor dhe kapaciteteve të institucioneve ligjore
  • Forcimi i punësimit të të rinjve juristë dhe rritja e rrjeteve profesionale
  • Kontributi në forcimin e sistemit juridik dhe besimin e qytetarëve në institucionet ligjore

Ndikimi afatgjatë:

Rritja e numrit të të rinjve juristë me përvojë praktike mund të kontribuojë në uljen e papunësisë, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e kohezionit social në veri të Kosovës.

Projekti financohet nga Zyra për Çështje të Komuniteteve pranë Zyra e Kryeministrit.


Warning: PHP Startup: Unable to load dynamic library 'imagick.so' (tried: /opt/cpanel/ea-php80/root/usr/lib64/php/modules/imagick.so (libMagickWand-6.Q16.so.6: cannot open shared object file: No such file or directory), /opt/cpanel/ea-php80/root/usr/lib64/php/modules/imagick.so.so (/opt/cpanel/ea-php80/root/usr/lib64/php/modules/imagick.so.so: cannot open shared object file: No such file or directory)) in Unknown on line 0