Project start:
01.01.2025.
Project end:
30.04.2025.
Share project:
Qëllimi i projektit është të forcojë të drejtat e komuniteteve joshumicë për të përdorur gjuhën e tyre amtare në institucione, duke theksuar barazinë dhe përfshirjen sociale, si dhe duke rritur ndërgjegjësimin e publikut për të drejtat e tyre. Këto synime do të arrihen përmes vlerësimeve të nevojave, edukimit dhe nismave për ndërgjegjësim publik, si dhe formulimit të rekomandimeve për përmirësimin e politikave dhe praktikave ekzistuese.
Aktivitetet Kryesore:
- Intervista, sondazhe dhe grupe fokusi
- Analiza e të dhënave
- Fushata në rrjetet sociale për të drejtat gjuhësore
- Konferenca përmbyllëse
Rezultatet e Pritshme:
- Shërbime të Përmirësuara: Qytetarët nga komunitetet joshumicë do të kenë qasje në shërbime më efikase dhe të përshtatura në institucione.
- Mbështetje për Ruajtjen e të Drejtave: Rezultatet e projektit do t’u ofrojnë institucioneve udhëzime dhe rekomandime për zbatimin më të mirë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke ulur rrezikun e diskriminimit.
- Forcimi i Kohezionit Social: Publiku i gjerë do të fitojë një pasqyrë mbi rëndësinë e barazisë në të drejtat gjuhësore përmes fushatave dhe konferencës përmbyllëse.
Ky projekt financohet nga Zyra e Komisionerit të Gjuhëve, Zyra e Kryeministrit.