Project start:
01.09.2022.
Project end:
31.08.2023.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të ngisë kapacitetet e stafit të organizatës në mënyrë që të krijojë një drejtim të qartë të zhvillimit organizativ duke përdorur mjete dhe burime specifike që do të kontribuojnë në rritjen e organizatës, rritjen e nivelit të kapaciteteve, fuqizimin e menaxhimit të sistemit të brendshëm dhe kontribuojnë me qasje më të mirë për përdoruesit e projektit.
Rezultatet e pritura:
- Rritja e qëndrueshmërisë dhe funksionalitetit të organizatës përmes fuqizimit të kapaciteteve të organizatës.
- Të inkurajojë dhe të avokojë për bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet autoriteteve vendore/qendrore dhe të komunitetit në proceset vendimmarrëse dhe forcimin e shtetit ligjor me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, si dhe uljen e korrupsionit në nivel lokal dhe rajonal.
- Menaxhimi efektiv i burimeve njerëzore dhe teknologjike.
Aktivitetet:
- A1: Kursi i Gjuhës Shqipe
- A2: Trajnim për hartimin e Strategjisë PR dhe Media
- A3: Trajnim për hartimin e strategjisë së avokimit
- A4: Trajnim mbi menaxhimin organizativ
- A5: Trajnim për qasjen e ndjeshme etnike
- A6: Programi i trajnimit “Ngritja e fondeve dhe lobimi”
- A7: Hartimi i planit të veprimit dhe strategjisë
Ky grant mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) nga Suedia dhe Qeveria e Dukës së Madh të Luksemburgut.
Afati kohor i implementimit: 01.09.2022 - 31.08.2023