Vështrim i përgjithshëm i projektit: Projekti M4Y vazhdon, dhe tani do të rrisë ndikimin në gjithsej 15 komuna në Kosovë.
Projekti mbështetet nga Fondi Japonez për Zhvillim Social dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe drejtohet nga Banka Botërore. Misioni i projektit është fuqizimi i individëve të rinj të moshës 15 deri në 24 vjeç në Kosovë duke nxitur pjesëmarrjen e tyre aktive në zhvillimin e komunitetit.
- Iniciativat Rinore: Së bashku me 15 komuna, ne do të mbështesim projekte të drejtuara nga të rinjtë që trajtojnë çështjet lokale.
- Ndikimi në Komunitet: Qëllimi ynë është të përfundojmë me sukses 100 projekte komunitare, të gjitha të fuqizuara nga pasioni dhe përkushtimi i të rinjve nga Kosova.
Komunat e synuara: Për vazhdimin e projektit M4Y po shtohen më shumë komuna. ACDC do të jetë përgjegjëse për komunat në vijim: Ranillug, Skenderaj, Vushtrri, Graçanicë dhe Fushe Kosovë. Këto komuna do të përjetojnë ndryshimin pozitiv të sjellë nga M4Y.
Pikat kryesore:
- Fuqizimi i të rinjve: Nëpërmjet trajnimeve, ne po pajisim të rinjtë me aftësitë për të identifikuar dhe trajtuar drejtpërdrejt çështjet lokale.
- Aftësitë që kanë rëndësi: Të rinjtë do të fitojnë përvojë praktike përmes punës vullnetare dhe angazhimit në komuna, duke rritur aftësitë e tyre për punësim.
Qëllimet tona:
- Përfshirja: Ne po përpiqemi të krijojmë një mjedis më gjithëpërfshirës për të rinjtë e margjinalizuar në komunitetet e cenueshme të Kosovës.
- Mbështetja Lokale: M4Y kërkon të plotësojë kërkesën për shërbime rinore në nivelin bazë, duke siguruar burime dhe mbështetje të qasshme.
- Ndërtimi i aftësive: Duke marrë pjesë në M4Y, të rinjtë do të zhvillojnë aftësi të buta thelbësore për rritjen personale dhe punësimin në të ardhmen.
Financimi i Projektit dhe Partnerët: I gjithë programi mbështetet nga Qeveria e Japonisë përmes Fondit Japonez për Zhvillim Social, dhe me përfshirjen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal së Republikës së Kosovës, së bashku me Fondin për Zhvillim të Komunitetit (CDF).