02.04.2026. » 17:14


Mbështetje për riintegrimin, të drejtat gjuhësore dhe zvogëlimin e lëndëve të prapambetura



Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i qasjes në drejtësi në veriun e Kosovës përmes forcimit të kapaciteteve të institucioneve gjyqësore, sigurimit të të drejtave gjuhësore në procedurat gjyqësore, rritjes së disponueshmërisë së ndihmës juridike falas dhe mbështetjes për përfshirje më të madhe të juristëve nga komunitetet jo-shumicë në sistemin e drejtësisë.

mbeshtetje-per-riintegrimin-te-drejtat-gjuhesore-dhe-zvogelimin-e-lendeve-te-prapambetura

Aktivitetet

  • Mbështetje për punën e Gjykatës Themelore në Mitrovicë përmes angazhimit të tre përkthyesve dhe tre bashkëpunëtorëve juridikë me qëllim zvogëlimin e numrit të lëndëve të prapambetura dhe sigurimin e përkthimit dhe interpretimit në përputhje me të drejtat gjuhësore.
  • Mbështetje për Zyrën për Ndihmë Juridike Falas në Mitrovicën e Veriut përmes angazhimit të bashkëpunëtorëve juridikë.
  • Trajnimi i juristëve të rinj nga komunitetet jo-shumicë përmes trajnimeve për përgatitjen për provimin e jurisprudencës.
  • Mbështetje për riintegrimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit gjyqësor përmes organizimit të konferencave me institucionet relevante.

Rezultatet e pritshme

  • Përmirësim i efikasitetit të gjykatës dhe zvogëlim i numrit të lëndëve të prapambetura;
  • Rritje e disponueshmërisë së ndihmës juridike falas për qytetarët në rajonin e Mitrovicës;
  • Rritje e numrit të juristëve të rinj nga komunitetet jo-shumicë të aftësuar për dhënien e provimit të jurisprudencës;
  • Kontribut në forcimin e besimit në sistemin e drejtësisë dhe përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjitha komunitetet.

Projekti financohet nga UNMIK