Project start:
15.11.2023.
Project end:
15.11.2024.
Share project:
Projekti në vijim do të udhëhiqet nga OJQ Aktiv në Mitrovicën e Veriut në partneritet dhe bashkëpunim të ngushtë me OJQ ACDC Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike. Projekti është i ndarë në dy komponentë:
- Kundër korrupsionit dhe pjesëmarrja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse në komunat me shumicë serbe të Kosovës dhe
- mbështetje për administrimin e drejtësisë në zonat me shumicë serbe të Kosovës.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë administrimin e drejtësisë në veri të Kosovës dhe në zonat me shumicë serbe të Kosovës në mbarë Kosovën duke rritur efikasitetin e institucioneve të integruara gjyqësore, duke lehtësuar përfshirjen e avokatëve të rinj nga komunitetet joshumicë në profesionin ligjor, dhe ndërgjegjësimin e publikut për funksionimin e këtyre institucioneve dhe të drejtat e qytetarëve.
- Objektivi specifik 1: Të rritet efikasiteti i institucioneve të integruara gjyqësore në veri të Kosovës dhe në zonat tjera me shumicë serbe në Kosovë.
- Objektivi specifik 2: Të kontribuojë në përfshirjen më të mirë të avokatëve të rinj nga komunitetet joshumicë në praktikën ligjore në Kosovë.
- Objektivi specifik 3: Ngritja e vetëdijes publike për funksionimin e institucioneve të integruara gjyqësore në veri të Kosovës dhe në zonat me shumicë serbe të Kosovës dhe të drejtat e qytetarëve para këtyre institucioneve.
Aktivitetet:
- C2.A1: Skema e praktikës
- C2.A2: Trajnimi për Provimin e Jurisprudencës
- C2.A3: Fushata në media publike
Financuar nga Byroja e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).