23.12.2023. » 20:08


Rritja e Transparencës dhe Sundimit të Ligjit në Komunitetet me Shumicë Serbe të Kosovës



Projekti në vijim do të udhëhiqet nga OJQ Aktiv në Mitrovicën e Veriut në partneritet dhe bashkëpunim të ngushtë me OJQ ACDC Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike. 

rritja-e-transparences-dhe-sundimit-te-ligjit-ne-komunitetet-me-shumice-serbe-te-kosoves-2

Projekti në vijim do të udhëhiqet nga OJQ Aktiv në Mitrovicën e Veriut në partneritet dhe bashkëpunim të ngushtë me OJQ ACDC Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike. Projekti është i ndarë në dy komponentë:

  1. Kundër korrupsionit dhe pjesëmarrja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse në komunat me shumicë serbe të Kosovës dhe
  2. mbështetje për administrimin e drejtësisë në zonat me shumicë serbe të Kosovës.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë administrimin e drejtësisë në veri të Kosovës dhe në zonat me shumicë serbe të Kosovës në mbarë Kosovën duke rritur efikasitetin e institucioneve të integruara gjyqësore, duke lehtësuar përfshirjen e avokatëve të rinj nga komunitetet joshumicë në profesionin ligjor, dhe ndërgjegjësimin e publikut për funksionimin e këtyre institucioneve dhe të drejtat e qytetarëve.

  • Objektivi specifik 1: Të rritet efikasiteti i institucioneve të integruara gjyqësore në veri të Kosovës dhe në zonat tjera me shumicë serbe në Kosovë.
  • Objektivi specifik 2: Të kontribuojë në përfshirjen më të mirë të avokatëve të rinj nga komunitetet joshumicë në praktikën ligjore në Kosovë.
  • Objektivi specifik 3: Ngritja e vetëdijes publike për funksionimin e institucioneve të integruara gjyqësore në veri të Kosovës dhe në zonat me shumicë serbe të Kosovës dhe të drejtat e qytetarëve para këtyre institucioneve.

Aktivitetet:

  • C2.A1: Skema e praktikës
  • C2.A2: Trajnimi për Provimin e Jurisprudencës
  • C2.A3: Fushata në media publike

Financuar nga Byroja e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).