13.09.2024. » 12:55


Avancimi i të drejtave të njeriut përmes aktiviteteve të informimit



Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë qasjen e barabartë në drejtësi, të rrisë efikasitetin, llogaridhënien e institucioneve gjyqësore të zbatimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut dhe të përforcojë gëzimin e të drejtave të njeriut nga të gjitha komunitetet.

avancimi-i-te-drejtave-te-njeriut-permes-aktiviteteve-ne-terren

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë qasjen e barabartë në drejtësi, të rrisë efikasitetin, llogaridhënien e institucioneve gjyqësore të zbatimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut dhe të përforcojë gëzimin e të drejtave të njeriut nga të gjitha komunitetet. Gjithashtu do të kërkohet adresimi i boshllëqeve në zbatimin e ligjeve për të drejtat e njeriut dhe diskriminimin duke mbështetur Institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës (IAPK) në ndërveprimet me organizatat e shoqërisë civile (OSHC) dhe komunitetet. 

Rezultatet e pritshme:

  • Fuqizimi i përpjekjeve të Avokatit të Popullit për komunikim me shoqërinë civile dhe komunitetet.
  • Përfundimi i hulumtimit mbi perceptimin e diskriminimit 
  • Mbështetje e rishikimit gjithëpërfshirës të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Aktivitetet:

  • Organizimi i një seminari mbi aspektin strategjik të bashkëpunimit ndërmjet IAPK-së dhe OSHC-ve
  • Organizimi i pesë tryezave të rrumbullakëta, një në secilin nga rajonet e mëposhtme: Mitrovica e Veriut, Prizren, Pëjë, Ferizaj dhe Gjilan ndërmjet IAPK-së dhe OSHC-ve
  • Zbatimi i hulumtimit dhe hartimi i analizave gjithëpërfshirëse mbi perceptimin e diskriminimit ndërmjet banorëve
  • Organizimi i tri tryeza të rrumbullakëta, një në secilin nga rajonet e mëposhtme: Mitrovica e Veriut, Ferizaj dhe Gjilan, ndërmjet përfaqësuesve të ZQM-së, banorëve, ekspertëve dhe OSHC-ve


Mbështetur nga UNMIK-u