21.12.2023. » 14:05


Lehtësimi i bashkëpunimit ndëretnik ndërmjet studentëve në Kosovë



OJQ ACDC dhe OJQ REC kanë kënaqësinë të njoftojnë fillimin e projektit të ri që synon të nxisë pajtimin dhe ndërtimin e besimit ndërmjet studentëve serb të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës në Mitrovicën Veriore dhe Jugore. Ky projekt do të trajtojë çështjet e të rinjve nga komunitetet shumicë dhe joshumicë.

lehtesimi-i-bashkepunimit-nderetnik-ndermjet-studenteve-ne-kosove

OJQ ACDC dhe OJQ REC kanë kënaqësinë të njoftojnë fillimin e projektit të ri që synon të nxisë pajtimin dhe ndërtimin e besimit ndërmjet studentëve serb të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës në Mitrovicën Veriore dhe Jugore. Ky projekt do të trajtojë çështjet e të rinjve nga komunitetet shumicë dhe joshumicë.

Projekti do të përfshijë një grup të ndryshëm njerëzish, të rinj dhe studentë, organizata të shoqërisë civile dhe media, me qëllimin kryesor të promovimit të bashkëpunimit në vija etnike, veçanërisht në mesin e rinisë.

Objektivi i përgjithshëm është nxitja e procesit të pajtimit në Kosovë përmes lehtësimit dhe mbështetjes së bashkëpunimit të të rinjve/studentëve në vija etnike.

Objektivat specifike janë:

Objektiva 1: Të matet perceptim publik për bashkëpunimin e të rinjve/studentëve përtej linjave etnike përmes hulumtimit një.

Objektiva 2: Të krijohet sinergji, përmes konferencave publike, ndërmjet akterëve përkatës për të lehtësuar dhe fuqizuar më tej procesin e pajtimit përmes bashkëpunimit me të rinjtë.

Objektiva 3: Të nxisë pajtimin dhe bashkëpunimin përmes vizitave në objektet kulturore dhe fetare në Kosovë..

Bashkëpunimi ndërmjet studentëve shqiptarë dhe serb të Kosovës është identifikuar si një nevojë emergjente në veri të Kosovës. Ky bashkëpunim është thelbësor për mbështetjen e procesit të pajtimit dhe ndërtimit të besimit, veçanërisht duke pasur parasysh sistemet e veçanta arsimore. Projekti synon të tejkalojë këto boshllëqe duke nxitur shkëmbimin e njohurive dhe bashkëpunimin praktik, duke ofruar mundësi të vlefshme për studentët nga të dy komunitetet.

Kjo do të arrihet me bashkëpunimin partneriteti ndërmjet OJQ-ve; ACDC dhe REC, të cilat do të sigurojnë diversitetin etnik të aktiviteteve dhe do të mbështesin të gjithë procesin.

Projekti është planifikuar të zgjasë tetë muaj, me aktivitete që do të zhvillohen në Mitrovicën Veriore dhe Jugore.

 

Ky projekt financohet me kontributin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë.