19.07.2024. » 14:40


Lehtësimi i bashkëpunimit ndëretnik përmes monitorimit dhe raportimit të rasteve të krimeve të luftës



Lehtësimi i bashkëpunimit ndëretnik përmes monitorimit dhe raportimit të rasteve të krimeve të luftës

lehtesimi-i-bashkepunimit-nderetnik-permes-monitorimit-dhe-raportimit-te-rasteve-te-krimeve-te-luftes

Projekti “Lehtësimi i bashkëpunimit ndëretnik përmes monitorimit dhe raportimit për rastet e krimeve të luftës” me partnerin kryesor Internews Kosova në partneritet me Qendrën Avokuese të Kulturës Demokratike (ACDC) ka objektivin kryesor të kontribuojë në drejtësinë tranzicionale duke dokumentuar seancat gjyqësore për krimet e luftës në Kosovë dhe ndërgjegjësimin e institucioneve gjyqësore por edhe  publikut të gjerë për këtë çështje përmes monitorimit të gjykatave dhe raportimit gazetaresk.

Objektivat specifike janë:

  • Objektivi 1: Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për proceset e seancave gjyqësore lidhur me krimet e luftës duke publikuar 20 artikuj të shkurtër lajmesh të bazuara në monitorimin e gjykatës përmes ekipeve të gazetarëve nga mediat shqiptare dhe serbe;
  • Objektivi 2: Fillimi i dialogut publik, thellimi i të kuptuarit të rasteve të krimeve të luftës dhe stimulimi i përfshirjes aktive të publikut;
  • Objektivi 3. Rritja e përgjegjshmërisë dhe transparencës së institucioneve gjyqësore në trajtimin e mosndëshkimit të rasteve të krimeve të luftës në Kosovë.

Aktivitetet:

  • Aktiviteti 1. Monitorimi i njëzet (20) seancave gjyqësore të rasteve të krimeve të luftës;
  • Aktiviteti 2. Shkrimi dhe botimi i njëzet (20) artikujve bazuar në monitorimin e seancave gjyqësore të rasteve të krimeve të luftës.

“Lehtësimi i bashkëpunimit në marrëdhëniet ndëretnike përmes monitorimit dhe raportimit për rastet e krimeve të luftës mbështetet nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS), financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe zbatuar nga Internews Kosova.