22.05.2026. » 12:27 | ACDC


Përfundim i suksesshëm i seminarit në kuadër të Forumit për Dialog ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Organizatave të Shoqërisë Civile



Nga 20 deri më 22 maj u mbajt seminari në kuadër të Forumit për Dialog ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe organizatave të shoqërisë civile, i cili mblodhi përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve dhe ekspertë të përkushtuar për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

perfundim-i-suksesshem-i-seminarit-ne-kuader-te-forumit-per-dialog-ndermjet-institucionit-te-avokatit-te-popullit-dhe-organizatave-te-shoqerise-civile
FOTO: ACDC

Përmes diskutimeve të hapura dhe shkëmbimit të përvojave, pjesëmarrësit analizuan punën e deritanishme të Forumit, diskutuan sfidat aktuale në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si dhe përcaktuan prioritetet dhe aktivitetet e mundshme të përbashkëta për periudhën e ardhshme.

Forumi për Dialog vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për komunikim dhe bashkëpunim ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe organizatave të shoqërisë civile, me qëllim të përbashkët për të kontribuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.