Mitrovica nuk është thjesht një qytet. Është fryma që më ka rritur, zhurma që më ka formësuar, heshtja që më flet. Me çdo brushë dhe ngjyrë, kam rikrijuar rrugicat që më mbajnë mend, urën që ndan dhe bashkon, fytyrat e dikurshme që tash jetojnë në kujtim.
Kjo ekspozitë është një rikthim në identitet – jo vetëm timin personal, por edhe kolektivin e një qyteti që kurrë nuk resht së foluri, edhe kur hesht .Në këto piktura nuk kam kërkuar të riprodhoj Mitrovicën, por ta ndjej sërish. Dhe nëse kjo ndjenjë arrin deri te ti – atëherë piktura ka folur.
Mitrovica ime nuk është vetëm vendlindja. Është rrënjë dhe kujtim, dhimbje dhe krenari. Në këtë ekspozitë personale, kam sjellë Mitrovicën ashtu siç e ndjej – jo siç është sot, por siç jeton brenda meje: në ngjyra, forma, rrënoja, ëndrra.
Pikturat janë dëshmi të shpirtit tim të lidhur me rrugicat, urat, tingujt dhe heshtjet e qytetit tim. Aty ku çdo gur ka histori, çdo ndërtesë mban një frymë, dhe çdo kthesë një kujtim.
Kjo është një udhëtim artistik drejt identitetit, që flet me gjuhën e artit për dashurinë ndaj vendit, ndaj njerëzve, ndaj kujtesës që nuk shuhet.
Rreth autores
Shyqri Çeliku, i lindur më, 5 dhjetor 1963, në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Mitrovicë, kurse studimet në Universitetin e Prishtinës.
Anëtar i hershëm i klubit të piktorëve "TREPÇA". Nga viti 2000, pronar i galerisë "ART DIZAJN". Nga viti 2015 është kryetar i Shoqatës së Artistëve Figurativ në Mitrovicë.