18.09.2023. » 12:50
Kur shqyrtojmë të ardhmen e të rinjve në Kosovë, nuk mund të theksojmë aq sa duhet se si politika ka një ndikim të thellë dhe gjithëpërfshirës në çdo aspekt të jetës së tyre. Politika ka një ndikim vendimtar në kushtet ekonomike, arsimin, qasjen në shërbimet sociale dhe të gjitha sfidat e përditshme me të cilat përballen të rinjtë, pavarësisht nëse janë të angazhuar në mënyrë aktive në aktivitete politike ose jo.
Kur shqyrtojmë të ardhmen e të rinjve në Kosovë, nuk mund të theksojmë aq sa duhet se si politika ka një ndikim të thellë dhe gjithëpërfshirës në çdo aspekt të jetës së tyre. Politika ka një ndikim vendimtar në kushtet ekonomike, arsimin, qasjen në shërbimet sociale dhe të gjitha sfidat e përditshme me të cilat përballen të rinjtë, pavarësisht nëse janë të angazhuar në mënyrë aktive në aktivitete politike ose jo.
Gjendja ekonomike e të rinjve në Kosovë është veçanërisht e ndjeshme karrshi ndryshimeve politike. Ndryshimet në peizazhin politik shpesh çojnë në ndryshime në politikat ekonomike që ndikojnë ndjeshëm në shkallën e papunësisë, inflacionin dhe standardet e jetesës së të rinjve. Në Kosovë, shkalla e papunësisë së të rinjve është alarmante e lartë, duke kaluar 45%. Kjo rezultoi në emigrimin masiv të të rinjve të arsimuar në kërkim të mundësive më të mira për punësim dhe zhvillim profesional jashtë vendit.Largimi i të rinjve të arsimuar dhe ambicioz, paraqet një humbje serioze për Kosovën, sepse vendi po humb burimet njerëzore dhe liderët potencial të së ardhmes. Përveç kësaj, shumë të rinj detyrohen të pranojnë punë që nuk përputhen me kualifikimet apo interesat e tyre për shkak të perceptimit se punësimi shpesh arrihet përmes lidhjeve politike.
Edhe pse shumë të rinj shmangin shprehjen e hapur të pikëpamjeve të tyre politike, ata kanë pritshmëri të mëdha nga qeveria dhe shoqëria në tërësi. Të rinjtë besojnë se është përgjegjësi e qeverisë të sigurojë një mjedis të drejtë social dhe të sigurojë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga gjendja e tyre ekonomike. Drejtësia sociale mbetet një shqetësim kyç për të rinjtë në Kosovë. Pavarësisht sfidave, të rinjtë në Kosovë tregojnë vullnet dhe entuziazëm të pandërprerë në përpjekjet e tyre për të formësuar të ardhmen e tyre. Shumë nga ta, janë gati të qëndrojnë në vend nëse krijohen kushte më të mira për zhvillimin dhe përparimin e tyre. Aktivizimi i tyre, duke përfshirë luftën për të drejtat e njeriut dhe ngritjen e vetëdijes për çështjet kyçe, luan një rol kyç në ndërtimin e një shoqërie që ofron drejtësi, barazi dhe mundësi për të gjitha gjeneratat e reja në Kosovë.
Gjendja e të rinjve në Kosovë është komplekse dhe kërkon një qasje gjithëpërfshirëse për të siguruar një të ardhme më të mirë. Një aspekt tjetër kryesor për t'u eksploruar është roli i edukimit. Sistemi arsimor luan një rol jetik në formësimin e perspektivave të të rinjve. Cilësia e arsimit, qasja në burime dhe rëndësia e kurrikulës kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me aftësitë e të rinjve për t'u përgatitur për tregun e punës dhe për të kontribuar në shoqëri. Në Kosovë ka sfida në sektorin e arsimit, duke përfshirë mungesën e fondeve për modernizimin dhe përmirësimin e institucioneve arsimore. Kjo mund të çojë në një mospërputhje midis aftësive që fitojnë të rinjtë gjatë shkollimit dhe atyre që nevojiten në tregun e punës. Investimi në arsim dhe përshtatja e kurrikulës me nevojat e tregut të punës mund t'i ndihmojë të rinjtë të përgatiten më mirë për sfidat e ardhshme. Është gjithashtu e rëndësishme të merret parasysh roli i bashkësisë ndërkombëtare në formësimin e së ardhmes së Kosovës. Mbështetja dhe investimet e organizatave ndërkombëtare mund të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe të sistemit arsimor në Kosovë, nga të cilat do të përfitonin drejtpërdrejt të rinjtë.
Si përfundim, e ardhmja e të rinjve në Kosovë varet nga shumë faktorë, duke përfshirë stabilitetin politik, qëndrueshmërinë ekonomike, cilësinë e arsimit dhe mbështetjen nga bashkësia ndërkombëtare. Aktivistët e rinj dhe qytetarët kanë një rol të rëndësishëm në formësimin e asaj të ardhmeje përmes angazhimit dhe avokimit të tyre për të drejtat dhe mundësitë për të gjithë. Të gjitha këto aspekte duhet të shqyrtohen me kujdes për të krijuar kushte për një të ardhme të begatë dhe të drejtë për të rinjtë në Kosovë.
Katarina Maksimoviq,
Master në Drejtësi
Lajmet e fundit