29.12.2024. » 23:10 | ACDC
OJQ ACDC, në bashkëpunim me Kallxo, ka publikuar një podkast të ri ku mysafir është Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për menaxhim të mirë në Zyrën e Kryeministrit.
Në këtë podkast, Hajredini ka prezantuar Platformën për konsultime publike (http://konsultimet.rks-gov.net), duke shpjeguar se si funksionon procesi i konsultimeve publike për draftet e ligjeve dhe akteve të tjera ligjore.
Platforma paraqet një hapësirë kyçe për transparencën, duke mundësuar qytetarët të shprehin mendimet e tyre mbi aktet ligjore që ndikojnë në jetën e përditshme.
Dëgjoni tërësisht podkastin dhe mësoni se si mund të bëheni pjesë e këtij procesi të rëndësishëm!
Lajmet e fundit