03.10.2023. » 11:42


Avancimi i të drejtave të njeriut përmes rritjes së ndërgjegjësimit publik



Financuar nga UNMIK-u

avancimi-i-te-drejtave-te-njeriut-permes-rritjes-se-ndergjegjesimit-publik

Financuar nga UNMIK-u

Projekti është krijuar për t'iu përgjigjur situatës aktuale të të drejtave të njeriut në mes të pretendimeve të përsëritura për shkelje të të drejtave të njeriut në veri të Kosovës dhe hendekut të vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Përmes bashkëpunimit të zgjeruar, qas’shmërisë dhe ndërgjegjësimit, projekti synon të fuqizojë banorët, të forcojë besimin në institucionet dhe të promovojë mekanizma efektiv për adresimin e sfidave të të drejtave të njeriut në veri të Kosovës.

Si i tillë, projekti bazohet në të arriturat e projektit të mëparshëm të përkrahur UNMIK-ut, “Lehtësimi i qasjes në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës”, i cili krijoi një Forum të Bashkëpunimit ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë (IAPK) dhe OSHC-ve.

Ky projekt synon gjithashtu të ofrojë hapësirë për ankesa dhe diskutime ndërmjet popullatës/shoqërisë civile dhe akterëve të të drejtave të njeriut si IAPK, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal.

Dizajnimi dhe përfshirja e një formulari të ankesave në internet brenda mekanizmave institucional të IAPK-së do të rrisë qasjen në ankesa për të kërkuar korrigjim, veçanërisht për më të rrezikuarit, duke përfshirë të moshuarit, njerëzit me aftësi të kufizuara, njerëzit që jetojnë në zona të largëta dhe njerëzit në lëvizje. Modeli i zhvilluar i raportimit që përmban treguesit e të drejtave të njeriut do të zbatohet nga IAPK në aktivitetet e tyre monitoruese për mbledhjen dhe zbërthimin e informatave dhe të dhënave mbi bazat e mbrojtura të diskriminimit.

Gjithashtu, qëllimi i projektit është ngritja e vetëdijes së banorëve të komunave veriore për të drejtat dhe liritë e tyre themelore.

Projekti do të synojë të arrijë rezultatet e mëposhtme: një forum të fuqizuar për bashkëpunim ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës (IAPK) dhe Shoqërisë Civile; një formular ankese në internet që funksionon në faqen e internetit të IAPK; rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut dhe mekanizmat e dëmshpërblimit; një model i zhvilluar i stilit të raportimit për IAPK bazuar në treguesit e të drejtave të njeriut; rritja e monitorimit, raportimit dhe ndërgjegjësimi i shtuar për situatën e të drejtave të njeriut.