28.02.2022. » 22:06


Ballafaqimi me të kaluarën dhe pajtimi në Kosovë duke rritur ndërgjegjësimin për çështjet e personave të pagjetur



Projekti “Ballafaqimi me të kaluarën dhe pajtimi në Kosovë duke rritur ndërgjegjësimin për çështjet e personave të pagjetur”, zbatohet në kuadër të programit të subgranteve “Mbështetje për organizatat lokale të shoqërisë civile – Drejtësia Tranzicionale dhe Iniciativat për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor – RECOM Rrjeti i pajtimit”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

ballafaqimi-me-te-kaluaren-dhe-pajtimi-ne-kosove-duke-rritur-ndergjegjesimin-per-ceshtjet-e-personave-te-pagjetur

Projekti synon të mbështesë pajtimin në Kosovë duke rritur ndërgjegjësimin e personave të zhdukur nga të gjitha komunitetet, duke identifikuar qëndrimet e qytetarëve ndaj personave të pagjetur dhe pajtimin në Kosovë, duke ruajtur kulturën e përkujtimit të personave të zhdukur dhe duke përfshirë të gjithë komunitetin, shoqërinë civile dhe qeveritë lokale si një hap drejt pajtimit.

Projekti përfshin këto aktivitete:

  • Fokus grupet: Pesë fokus grupe me përfaqësues të shoqërisë civile, mediave, akademisë dhe dy grupe të përziera se si të reduktohet politizimi i çështjeve të personave të pagjetur;
  • Paraqitjet në media: Dy paraqitje mediatike - prezantimi i konkluzioneve të fokus grupeve dhe tema e ballafaqimit me të kaluarën, të cilat do të diskutohen nga ekspertë dhe aktivistë;
  • Konkursi për Shkrim Op-Ed: Tema do jetë, të pagjeturit në Kosovë dhe pajtimi,
  • Konferenca përmbyllëse: prezantimi i rezultateve të projektit

Realizimi i projektit filloi më 1 mars 2022 dhe do të zbatohet deri më 16 qershor 2022.