Aktivitetet kryesore
-
Shpallja dhe zbatimi i thirrjes publike për pjesëmarrje në praktikë.
-
Procesi i përzgjedhjes dhe mentorimi i kandidatëve.
-
Trajnime hyrëse dhe punëtori orientuese.
-
Angazhimi i të rinjve në punë praktike në institucione, zyra dhe organizata.
-
Promovimi i rezultateve dhe praktikave të mira përmes mediave dhe kanaleve publike.
Rezultatet e pritshme
-
Të rinjtë nga komunitetet jo-shumicë fitojnë përvojë praktike dhe aftësi për konkurrencë në tregun e punës.
-
Rritje e mundësive për punësim dhe zhvillim profesional të pjesëmarrësve.
-
Forcim i lidhjeve profesionale dhe rrjeteve mentorimi që nxisin zhvillimin afatgjatë të të rinjve.
-
Përfshirje më e madhe sociale dhe pjesëmarrje aktive e të rinjve në shoqëri.
Donatori: Ministria për Komunitete dhe Kthim
Kohëzgjatja: 5 muaj (Shtator 2025 – Janar 2026)