29.10.2024. » 12:53


Fuqizimi i mbrojtjes ligjore dhe pjesëmarrjes qytetare për komunitetet joshumicë në Kosovë



Ky projekt synon të adresojë boshllëqet ekzistuese ligjore dhe pjesëmarrëse që prekin komunitetet joshumicë të Kosovës. Duke përmirësuar legjislacionin, politikat dhe angazhimin publik, projekti synon të ndërtojë një shoqëri më gjithëpërfshirëse, të barabartë, ku të drejtat dhe interesat e grupeve jo-shumicë të njihen dhe mbrohen.

fuqizimi-i-mbrojtjes-ligjore-dhe-pjesemarrjes-qytetare-per-komunitetet-joshumice-ne-kosove

Përkrahur nga IOM.

Ky projekt synon të adresojë boshllëqet ekzistuese ligjore dhe pjesëmarrëse që prekin komunitetet joshumicë të Kosovës. Duke përmirësuar legjislacionin, politikat dhe angazhimin publik, projekti synon të ndërtojë një shoqëri më gjithëpërfshirëse, të barabartë, ku të drejtat dhe interesat e grupeve jo-shumicë të njihen dhe mbrohen.

Objektivat

  1. Identifikimi dhe mbyllja e boshllëqeve në legjislacionin dhe politikat aktuale për të përmirësuar mbrojtjen për komunitetet joshumicë, duke i përafruar me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
  2. Promovimi i përfshirjes aktive të komuniteteve joshumicë në procesin e politikë-bërjes përmes platformës së konsultimit publik të Kosovës.

Aktivitetet kryesore

  1. Rishikimi i legjislacionit ekzistues: Realizimi e një analize të detajuar të ligjeve aktuale që ndikojnë në komunitetet joshumicë, duke identifikuar fushat për përmirësim. Do të përgatitet një raport me rekomandime.
  2. Rishikimi i politikave dhe akteve nënligjore: Analizimi i politikave dhe akteve nënligjore që prekin komunitetet jo-shumicë, duke krijuar një raport rekomandimesh për të rritur përfshirjen dhe mbrojtjen e të drejtave.
  3. Fuqizimi i Grupit Punues: Krijimi i një grupi pune me shumë palë të interesit që përfaqësojnë institucionet qeveritare dhe komunitetet joshumicë për të diskutuar dhe përmirësuar rekomandimet.
  4. Promovimi i Platformës së Konsultimeve Publike: Rritja e ndërgjegjësimit në mesin e komuniteteve joshumicë përmes mediave sociale, podkasteve dhe takimeve me komunitetin, duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive në proceset legjislative.