14.01.2022. » 10:20
Objektivi i përgjithshëm është fuqizimi i grave që vijnë nga komunitetet joshumicë dhe që jetojnë në veri të Kosovës për të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse dhe për të rritur ndërgjegjësimin e burrave për rëndësinë e përfshirjes së tyre. Më saktësisht, qëllimi afatgjatë i projektit është të promovojë dhe mbështesë përfshirjen e më shumë grave në institucione të drejtësisë, policisë dhe politikë. Duke vepruar kështu, numri i grave do të rritet, gjë që do të përmirësojë zbatimin e kuotës së përgjithshme (sipas Ligjit për barazi gjinore) dhe do ta afrojë Kosovën në rrugën evropiane.

Objektivat specifike si në vijim:
OS 1 – Publiku është informuar për mungesën e rolit pjesëmarrës të grave dhe rëndësinë e përfshirjes së grave në procesin e anëtarësimit në BE dhe për rëndësinë e Barazisë Gjinore.
OS 2 – Përfshirja e grave nga veriu i Kosovës në krijimin e një rrjeti të grave dhe bashkëpunimin me rrjetet ekzistuese në Kosovë.
OS 3 - Avokimi dhe promovimi i përfshirjes më të mirë të grave nga komunitetet joshumicë në procesin e anëtarësimit në BE dhe përfshirja më e mirë e nevojave dhe prioriteteve të tyre në Raportet e Progresit të Kosovës.
Rezultatet e pritura:
Rezultati 1: Ndërgjegjësimi publik është ngritur për rëndësinë e përfshirjes së grave nga komunitetet joshumicë në proceset politike dhe sociale, veçanërisht në procesin e anëtarësimit në BE, dhe mbi rëndësinë e Barazisë Gjinore;
Rezultati 2: Themelimi i Rrjetit të Grave në veri të Kosovës, duke bashkuar gra nga institucione të ndryshme dhe organizata të shoqërisë civile.
Rezultati 3: Pjesëmarrja e grave në institucionet përkatëse dhe në proceset vendimmarrëse në nivel lokal monitorohet dhe raportohet rregullisht si dhe promovohet përfshirja e grave dhe barazia gjinore.
Aktivitetet:
Aktiviteti 1: Studim gjithëpërfshirës për përfshirjen e grave nga komunitetet joshumicë në gjyqësor, polici dhe politikë.
Aktiviteti 2: Takime avokuese
Aktiviteti 3: Fushata mediale - Gratë dhe vendimmarrja
Aktiviteti 4: Rrjetëzimi i grave në zyrtar policie, gjyqtarë, prokurorë dhe politikanë nga komuniteti jo-shumicë.
Projekti, i zbatuar nga ACDC, është mbështetur nga Reactor - Research in Action dhe partnerët e tyre përmes Aksionit "Përparimi i Barazisë Gjinore përmes procesit të anëtarësimit në BE”. Ky Veprim financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim.