25.10.2021. » 16:00


“Lehtësimi i qasjes në drejtësi dhe promovimi i të drejtave të njeriut në rajonin e Mitrovicës”



Projekti Lehtësimi i qasjes në drejtësi dhe promovimi i të drejtave të njeriut në rajonin e Mitrovicës financuar nga UNMIK. Kohëzgjatja: Shtator 2021 dhe Qershor 2022

lehtesimi-i-qasjes-ne-drejtesi-dhe-promovimi-i-te-drejtave-te-njeriut-ne-rajonin-e-mitrovices

Projekti Lehtësimi i qasjes në drejtësi dhe promovimi i të drejtave të njeriut në rajonin e Mitrovicës financuar nga UNMIK. Kohëzgjatja: Shtator 2021 dhe Qershor 2022.

Projekti përbëhet nga komponentët e mëposhtëm:

Komponenta e drejtësisë

  • Objektiva- Përmirësimi i kushteve të punës në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, përmes mobilimit dhe pajisjes së sallës së gjyqit në degën e gjykatës në Leposaviq dhe Zubin Potok.
  • Aktivitete ndërlidhëse - Mobilimi dhe pajisja e sallës së gjyqit në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, dega në Leposaviq dhe Zubin Potok.

 

  • Objektiva - Rritja e numrit të avokatëve të rinj nga komunitetet jo-shumicë të trajnuar për të marrë Provimin e Jurisprudencës në Kosovë.
  • Aktivitete ndërlidhëse - Trajnim mbi Provimin e Jurisprudencës në Kosovë për një grup prej së paku dymbëdhjetë avokatësh të rinj nga komunitetet joshumicë në veri të Kosovës.

 

Komponenta e të drejtave të njeriut

  • Objektiva - Rritja e kapaciteteve për promovimin e të drejtave të njeriut në rajonin e Mitrovicës dhe rritja e dukshmërisë së punës së Institucionit të Ombudspersonit të Kosovës në veri të Kosovës.

Aktivitete ndërlidhëse

1. Trajnim për të drejtat e njeriut, përfshirë implikimet e të drejtave të njeriut të pandemisë COVID-19, për studentët e diplomuar, profesionistët e rinj ligjorë dhe aktivistët e shoqërisë civile në veri të Kosovës.

2. Fushata ndërgjegjësuese mbi mandatin dhe punën e Institucionit të Ombudspersonit në Kosovë dhe, në veçanti, rolin dhe detajet e kontaktit të zyrave përkatëse lokale në rajonin e Mitrovicës.

 

Komponenti i Drejtësisë së Përbashkët dhe të Drejtave të Njeriut

  • Objektiva - Rritja e kapacitetit për përkthim/interpretues të Gjykatës Themelore të Mitrovicës për periudhën e përfshirë.
  • Objektiva - Rritja e kapaciteteve të Gjykatës Themelore të Mitrovicës për të zvogëluar numrin e lëndëve të pazgjidhura përmes asistencës së bashkëpunëtorëve juridikë për periudhën e përfshirë.

Aktivitete ndërlidhëse

1. Mbajtja e shërbimeve të dhjetë përkthyesve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës

2. Mbajtja e shërbimeve të katër bashkëpunëtorëve juridikë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës

3. Mbajtja e shërbimeve të një bashkëpunëtor juridik në Divizionin e Gjykatës së Apelit në Mitrovicën e Veriut.

 

  • Objektiva - Ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve komunalë për të respektuar legjislacionin e Kosovës dhe për t'iu përgjigjur sfidave lokale të të drejtave të njeriut.

Aktivitete ndërlidhëse

1. Trajnimi dhe mentorimi i zyrtarëve ligjor komunal nga veriu i Kosovës mbi legjislacionin administrativ në fuqi.

2. Trajnim për zyrtarët komunal për të drejtat e njeriut, respektimi gjinor, mosdiskriminim, komunitetet, zyrtarë për kthim nga rajoni i Mitrovicës (Veri dhe Jug).

 

  • Objektiva - Ngritja e kapaciteteve të Zyrës së Agjencisë Kosovare për Ndihmë Juridike Falas në Mitrovicën e Veriut..

Aktivitete ndërlidhëse

1. Ofrimi i shërbimeve të dy bashkëpunëtorëve juridikë të caktuar në Zyrën e Agjencisë Kosovare për Ndihmë Juridike Falas, në veri të Kosovës. Një bashkëpunëtor ligjor do të ketë për detyrë të punojë me grupet në situata të cenueshme, duke përfshirë komunitetet joshumicë, personat me aftësi të kufizuara, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, komunitetin LGBTI, etj.

2. Fushata promovuese (në gjuhën shqipe dhe serbe) për punën e bashkëpunëtorëve juridikë në radiot lokale..