29.08.2023. » 14:51
Ky projekt synon të sigurojë mbështetje të mëtutjeshme për gjyqësorin e integruar në veri të Kosovës me vazhdimin e shërbimeve nga përkthyesit/interpretuesit dhe katër bashkëpunëtorëve ligjorë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe të plotësojë boshllëkun derisa të punësohen përkthyes dhe bashkëpunëtorë ligjorë shtesë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).

Përveç mbështetjes për gjyqësorin e integruar, projekti do të avancojë konsolidimin e sundimit të ligjit në veri të Kosovës duke rritur kapacitetet lokale për ndihmë juridike falas dhe duke mbështetur avokatët e rinj nga komunitetet joshumicë për t'u përgatitur për provimin e jurisprudencës në Kosovë.
Për më tepër, projekti synon të angazhojë komunitetet lokale në veri të Kosovës përmes dialogut për të ardhmen e integruar të gjyqësorit përmes konferencave dhe takimeve. Gjithashtu synon të mbledhë njohuri të sakta mbi funksionimin e gjyqësorit të integruar dhe perceptimin publik.
Aktivitetet:
1. Ngritja e kapaciteteve për përkthyes/interpretues të Gjykatës Themelore të Mitrovicës
1.2. Ngritja e kapaciteteve të Gjykatës për të zvogëluar numrin e lëndëve të pazgjidhura përmes asistencës së bashkëpunëtorëve juridik
2. Trajnimi për Provimin e Jurisprudencës në Kosovë.
2.1 Hartimi i Manualit të Provimit të Jurisprudencës për komunitetet joshumicë
3. Përkrahja e Agjencisë Kosovare për Ndihmë Juridike Falas në Mitrovicën e Veriut
4. Konferencë për integrimin e gjyqësorit
5. Takimet publike
6. Hulumtimi mbi statusin aktual të gjyqësorit të integruar dhe perceptimi publik për të
Financuar nga UNMIK-u