29.03.2022. » 19:15


Mbështetja e shkrimtarëve të rinj në dialogun ndërkulturor dhe promovimi i diversitetit kulturor



Projekti është vazhdim i projektit Roli i Shkrimtarëve të Rinj në Dialogun Ndërkulturor dhe është krijuar me idenë që të angazhohen autorë të rinj të përkatësive të ndryshme etnike nga veriu i Kosovës me përvojë të gjerë në të shkruar dhe promovuar leximin, për të krijuar kontakte dhe të krijojë mundësi për botime të ardhshme, si dhe për të promovuar diversitetin kulturor.

mbeshtetja-e-shkrimtareve-te-rinj-ne-dialogun-nderkulturor-dhe-promovimi-i-diversitetit-kulturor

Projekti është vazhdim i projektit Roli i Shkrimtarëve të Rinj në Dialogun Ndërkulturor dhe është krijuar me idenë që të angazhohen autorë të rinj të përkatësive të ndryshme etnike nga veriu i Kosovës me përvojë të gjerë në të shkruar dhe promovuar leximin, për të krijuar kontakte dhe të krijojë mundësi për botime të ardhshme, si dhe për të promovuar diversitetin kulturor.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë dhe forcojë edhe më tutje bashkëpunimin rajonal të shkrimtarëve të rinj, komunitetit letrar dhe kulturës së leximit në katër komunat veriore të Kosovës dhe promovimi i mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë për kulturat e ndryshme dhe shprehjet kulturore përmes fushatës së krijuar për të rritur ndërgjegjësimin për diversitetin kulturor.

Aktivitetet:

1. Punëtori me Autorë të Rinj. Do të organizohen punëtori me autor të rinj të letërsisë dhe studentë të letërsisë, duke synuar t'i pajisin ata me aftësi të dobishme në punëtoritë e shkrimit krijues.

 2. Op-Ed. Synimi i Op-Ed-ëve, do të jetë që të nxjerrë në pah dhe të shpjegojë disa çështje me rëndësi për artin letrar dhe artistët.

3. Biseda në media për të promovuar kulturën e leximit

4. Fushata publike. OJQ ACDC do të zhvillojë një fushatë publike për të rritur ndërgjegjësimin publik dhe për të promovuar ndërgjegjësimin ndërkulturor.

5. Konferenca e Diversitetit Kulturor