07.09.2022. » 11:55


Mbështetje e mëtutjeshme për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës



Projekti “Mbështetje e mëtutjeshme për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës”, financuar nga UNMIK-u

mbeshtetje-e-metutjeshme-per-qasje-ne-drejtesi-dhe-te-drejtat-e-njeriut-ne-rajonin-e-mitrovices

Projekti përbëhet nga komponentët e mëposhtëm:

Komponenti i Drejtësisë

Objektivi - Rritja e kapacitetit për përkthim/interpretim të Gjykatës Themelore të Mitrovicës për periudhën e mbuluar dhe rritja e kapacitetit të Gjykatës për të zvogëluar numrin e lëndëve të pazgjidhura përmes ndihmës së bashkëpunëtorëve juridik për periudhën e mbuluar.

Aktivitete të ngjashme

  • Realizimi i shërbimeve të gjashtë përkthyesve/interpretëve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
  • Realizimi i shërbimeve të dy bashkëpunëtorëve juridikë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
  • Realizimi i shërbimeve për bashkëpunëtor juridik në Divizionin e Gjykatës së Apelit në Mitrovicën Veriore/ Mitrovica .

Objektivi - Përmirësimi i kushteve të punës në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, përmes mobilimit dhe pajisjes së sallës së gjyqit në degën e gjykatës Skenderaj.

Aktivitete të ngjashme

  • Mobilimi dhe pajisja e sallës së gjyqit në Gjykatën Themelore të Mitrovicës , dega në Skenderaj.

Objektivi - Rritja e numrit të avokatëve të rinj nga komunitetet joshumicë të trajnuar për të dhënë provimin e jurispodencës në Kosovë.

Aktivitete të ngjashme

  • Trajnim mbi Provimin e Jurispodencës në Kosovë për një grup prej së paku dymbëdhjetë avokatësh të rinj nga komunitetet joshumicë në veri të Kosovës.

Objektivi - Rritja e kapaciteteve të Agjencisë Kosovare për Ndihmë Juridike Falas në Mitrovicën e Veriut.

Aktivitete të ngjashme

  • Ofrimi i shërbimeve të dy bashkëpunëtorëve juridikë të caktuar në Zyrën e Agjencisë Kosovare për Ndihmë Juridike Falas në veri të Kosovës. Një bashkëpunëtor ligjor do të ketë për detyrë të punojë me grupet në situata të cenueshme, duke përfshirë komunitetet joshumicë, personat me aftësi të kufizuara, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, LGBTI, etj.
  • Fushata promovuese (në gjuhën shqipe dhe serbe) për punën e bashkëpunëtorëve juridikë në radiot lokale.

Objektivi - Zgjerimi i përdorimit të sanksioneve alternative, veçanërisht punës në komunitet, në komunat në rajonin e Mitrovicës

Aktivitete të ngjashme:

  • Realizimi i hulumtimit mbi përdorimin e sanksioneve alternative në veri të Kosovës.
  • Organizimi i së paku 10 takimeve dhe konsultimeve për Shërbimin Sprovues, gjyqtarët, prokurorët dhe vetëqeverisjet lokale në veri të Kosovës.
  • Organizimi i një seminari koordinues për palët përkatëse të interesit.
  • Zbatimi i sanksioneve të para të punës në komunitet.
  • Realizimi i dy prezantimeve mediale.

Komponenti i të Drejtave të Njeriut

Objektivi - Promovimi, forcimi dhe mbështetja e rolit dhe mandatit të Avokatit të Popullit

Aktivitete të ngjashme:

  • Një forum i bashkëpunimit ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Shoqërisë Civile.
  • Fushata publike në media dhe informim për të drejtat e njeriut.
  • Hulumtim mbi ndikimin e korrupsionit në të drejtat e njeriut.
  • Përgatja e një raporti ex-officio mbi ndikimin e korrupsionit në të drejtat e njeriut.

 

Periudha kohore: 19 gusht 2022 - 19 qershor 2023