12.03.2024. » 16:19
OJQ ACDC do të zbatojë një program pesë-mujor për ngritjen e vetëdijes dhe njohurive në mesin e komunitetit serb të Kosovës dhe komuniteteve tjera joshumicë në komunat e synuara për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe të gjitha përfitimet që liberalizimi sjell. Programi do të përfshijë lloje të ndryshme aktivitetesh, që synojnë të sjellin përfitimet e statusit pa viza për komunitetin serb dhe të rrisin mbështetjen e tyre për procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Programi do të përfshijë këto komuna të synuara: Graçanicë, Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, Pejë (fshatrat Gorazhdevc dhe Vitomiricë) dhe Obiliq (fshatrat Plemetinë dhe Babin Most).
Qëllimi është të komunikohen në mënyrë efektive përfitimet e regjimit pa viza nëpërmjet një qasjeje të shumëanshme që përfshin sesione informuese personale, një fushatë të fuqishme në mediat sociale dhe krijimin e materialeve informuese.
Metodologjia e programit do të përfshijë një fushatë të fuqishme të komunikimit me publikun përmes mediave sociale dhe mediave lokale, me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe njohurive të publikut për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke përfshirë të gjitha procedurat, përfitimet, por edhe kufizimet që aplikohen për qëndrimin në vendet e zonës Shengen. Fushata do të përfshijë postime në rrjetet sociale, zhvillimin dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve promovuese, konferencë publike dhe një paraqitje në media për të shpjeguar të gjitha detajet e nevojshme për publikun.
Me arritjen e këtyre objektivave, projekti do të promovojë njohuritë e komunitetit serb në Kosovë për procesin e liberalizimit të vizave.
Projekti do të zgjasë 5 muaj dhe mbështetet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim IOM.