21.12.2023. » 12:48


Projekti “Promovimi i të drejtave të njeriut dhe parimeve të mosdiskriminimit në nivel lokal - II”



OJQ ACDC ka kënaqësinë të ju njoftoj për fillimin e projektit të ri, që synon mobilizimin e të gjitha palëve të interesit dhe krijimin e sinergjisë për përmirësimin e reagimit ndaj gjuhës së urrejtjes në veri të Kosovës.

projekti-promovimi-i-te-drejtave-te-njeriut-dhe-parimeve-te-mosdiskriminimit-ne-nivel-lokal-ii

OJQ ACDC ka kënaqësinë të ju njoftoj për fillimin e projektit të ri, që synon mobilizimin e të gjitha palëve të interesit dhe krijimin e sinergjisë për përmirësimin e reagimit ndaj gjuhës së urrejtjes në veri të Kosovës.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për “gjuhën e urrejtjes” dhe të nxisë reagimin institucional përmes mobilizimit të të gjitha institucioneve kompetente dhe përmes trajnimit të juristëve ekspertë për fuqizimin e zyrtarëve të vetëqeverisjes lokale, shoqërisë civile dhe mediave.

Me këtë projekt ACDC dëshiron të trajtojë dukuritë aktuale në rritje të gjuhës së urrejtjes që vërehet tek anëtarët e komuniteteve të ndryshme. Përmes hulumtimit të nivelit të gjuhës së urrejtjes, bashkëpunimit të zgjeruar dhe ndërgjegjësimit të shtuar, projekti synon të fuqizojë banorët, të fuqizojë reagimin institucional dhe të promovojë mekanizma efektiv për adresimin e sfidave të gjuhës së urrejtjes në veri të Kosovës.

Objektivat specifike janë si në vijim:

OS1: Identifikimi i perceptimit të publikut mbi “gjuhën e urrejtjes” në veri të Kosovës

OS2: Rritja e ndërgjegjësimit të publikut mbi “gjuhën e urrejtjes” dhe mekanizmat e disponueshëm

OS3: Të rriten kapacitetet e institucioneve përkatëse dhe të shoqërisë civile për të parandaluar dhe reaguar ndaj “gjuhës së urrejtjes”

OS4: Krijimi i sinergjisë ndërmjet të gjitha palëve relevante të interesit në veri të Kosovës.

Projekti financohet nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë.