27.03.2023. » 13:59


Promovimi i të drejtave të njeriut dhe parimeve të mosdiskriminimit në nivel lokal



OJQ ACDC ka kënaqësinë të ju njoftojë për fillimin e projektit të ri që synon të mobilizojë të gjitha palët e interesit dhe të krijojë sinergji për përmirësimin e reagimit ndaj diskriminimit në veri të Kosovës.

promovimi-i-te-drejtave-te-njeriut-dhe-parimeve-te-mosdiskriminimit-ne-nivel-lokal

Objektivi i përgjithshëm i projektit është ngritja e vetëdijes publike për (mos)diskriminimin dhe nxitjen e reagimit institucional ndaj diskriminimit përmes mobilizimit të të gjitha institucioneve kompetente dhe përmes trajnimit të fuqizimit të zyrtarëve komunal në Mitrovicën e Veriut.

Projekti financohet nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë.

Objektivat specifike janë si në vijim:

SO1: Identifikimi i perceptimit publik për diskriminimin në Mitrovicën e Veriut

SO2: Ngritja e ndërgjegjësimit të publikut për diskriminimin dhe mekanizmat në dispozicion

SO3: Rritja e kapaciteteve të vetëqeverisjes lokale për parandalimin dhe reagimin ndaj diskriminimit

SO4: Krijimi i sinergjisë ndërmjet të gjitha palëve relevante të interesit në veri të Kosovës.

  • Aktiviteti 1: Hulumtim mbi perceptimin e publikut mbi diskriminimin
  • Aktiviteti 2: Fushata e Ndërgjegjësimit Publik
  • Aktiviteti 3: Konferenca Publike për Mosdiskriminimin
  • Aktiviteti 4: Seminare trajnuese me zyrtarët komunal