16.04.2021. » 14:27


Roli i shkrimtarëve të rinj në dialogun ndërkulturor



Projekti bazohet në nevojën e vazhdueshme të veriut të Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm kulturor të shkrimtarëve të rinj dhe rritjen e mëtejshme të njohurive publike me qëllim të promovimit të dialogut ndërkulturor.

roli-i-shkrimtareve-te-rinj-ne-dialogun-nderkulturor

Titulli i propozimit:              Roli i shkrimtarëve të rinj në dialogun ndërkulturor

 

Kandidat kryesor:                 OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC)


Projekti bazohet në nevojën e vazhdueshme të veriut të Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm kulturor të shkrimtarëve të rinj dhe rritjen e mëtejshme të njohurive publike me qëllim të promovimit të dialogut ndërkulturor.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë dhe të forcojë bashkëpunimin rajonal ndërmjet shkrimtarëve të rinj, komunitetin letrar dhe kulturën e leximit në katër komunat veriore të Kosovës. Grupet e synuara janë komunitetet e artistëve të rinj letrarë në veri të Kosovës, studentë të letërsisë, shkrimtarë, media lokale dhe lexues nga 4 komunitete të ndryshme në veri të Kosovës.

Projekti u krijua me idenë e angazhimit të autorëve të rinj nga grupe të ndryshme etnike nga veriu i Kosovës me përvojë të gjerë në shkrimin dhe promovimin e leximit, si dhe krijimin e kontakteve dhe mundësive për botime në të ardhmen. Kohëzgjatja e projektit është 6 muaj, nga Prilli deri në Tetor.

Qëllimet kryesore:                  

  1. Fuqizimi i autorëve të rinj nga veriu i Kosovës, që të angazhohen në një dialog më të gjerë në një qasje integruese në lidhje me bashkëpunimin kulturor të grupeve të ndryshme etnike në Kosovë.
  2. Të kontribohet në rritjen e njohurive dhe ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e autorëve të rinj në procesin e dialogut ndërkulturor përmes promovimit të leximit dhe letërsisë në veri të Kosovës.