24.08.2023. » 16:14


Rritja e punësueshmërisë së komunitetit serb dhe boshnjak.



Ky projekt synon të prezantojë qasje inovative për rritjen e punësueshmërisë së pjesëtarëve të komunitetit serb dhe boshnjak. Fokusi qëndron në bashkëpunimin e ngushtë me institucionet kosovare, përkatësisht Agjencinë Kosovare të Punësimit për të kontaktuar komunitetin serb dhe boshnjak si dhe ofrimin e trajnimeve.

rritja-e-punesueshmerise-se-komunitetit-serb-dhe-boshnjak

Ky projekt synon të prezantojë qasje inovative për rritjen e punësueshmërisë së pjesëtarëve të komunitetit serb dhe boshnjak. Fokusi qëndron në bashkëpunimin e ngushtë me institucionet kosovare, përkatësisht Agjencinë Kosovare të Punësimit për të kontaktuar komunitetin serb dhe boshnjak si dhe ofrimin e trajnimeve.

Objektivi i përgjithshëm është të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e punësimit në tregun e punës në veri të Kosovës, përmes fuqizimit të të rinjve. Ky synim do të arrihet përmes fuqizimit të të rinjve për të qenë më konkurent në tregun e punës. Të rinjtë NEET nga komuniteti serb dhe boshnjak do të kontaktohen në bashkëpunim me agjencitë e punësimit të Mitrovicës së Veriut.

Objektivi specifik është rritja e punësimit të të rinjve në veri të Kosovës përmes ofrimit të trajnimeve për aftësitë të punës praktike, bashkëpunimit me palët e interesit dhe fushatave avokuese.

Aktivitetet:

  • Përgatitja e projektit
  • Koordinimi me Agjencinë e Punësimit
  • Trajnim për aftësitë e punës praktike dhe aftësitë digjitale
  • Trajnimi për punësim
  • Komunikimi dhe monitorimi.

 

Kohëzgjatja: 01.08.2023 deri 31.05.2024

Ky projekt mbështetet nga Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ), Republika Federale e Gjermanisë.