08.11.2022. » 15:42


Rritja e Transparencës dhe Sundimit të Ligjit në Komunitetet me Shumicë Serbe të Kosovës



OJQ AKTIV dhe OJQ ACDC në Mitrovicën Veriore kanë kënaqësinë të ju njoftojnë për vazhdimin e projektit të përbashkët Rritja e transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat me shumicë serbe në Kosovë 2022-2023, financuar nga Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL)

rritja-e-transparences-dhe-sundimit-te-ligjit-ne-komunitetet-me-shumice-serbe-te-kosoves
Komponenti 1 (C1): Kundër korrupsionit dhe pjesëmarrja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse -  Veprimi në komunat me shumicë serbe

Objektivi i këtij komponenti është të rrisë nivelin në të cilin funksionojnë mekanizmat e qeverisjes lokale për të rritur nivelin e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

C1.A1: Zgjerimi i qasjes së qytetarëve në mekanizmat kundër korrupsionit përmes bashkëpunimit formal me Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit

Kjo do të arrihet përmes përmirësimit të aplikacionit tashmë ekzistues të AKTIV-it, 'ABER' për iOS dhe Android, i cili ishte paraparë si një platformë për përmirësimin e qasjes së anëtarëve të komuniteteve joshumicë në informatat mbi të drejtat e tyre institucionale dhe qasjen në shërbimet bazë apo thelbësore. Si pjesë e kësaj nisme, aplikacioni ABER do të përmirësohet për të përfshirë informata për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe do të ofrojë hapësirë për të raportuar incidentet e korrupsionit. Kjo do të zyrtarizohet me nënshkrimin e një MM me Agjencinë Kundër Korrupsionit.

C1.A2: Nisma kundër korrupsionit dhe nisma për transparencë nga anëtarët e këshillit

Këshilli Kundër Korrupsionit do të marrë trajnime shtesë në bazë mbi iniciativat e reja dhe të zgjeruara të mundshme, trajnimi treditor do të fokusohet në iniciativat e përbashkëta të avokimit vendor që synojnë çështje specifike që prekin komunitetet dhe që janë të lidhura me transparencën dhe korrupsionin në nivel të qeverisjes vendore.

C1.A3: Fushata për Avokim dhe Informim Publik

Qëllimi i fushatës së zgjeruar të avokimit dhe informimit të publikut do të jetë edukimi i qytetarëve për të drejtat e tyre në raportimin e korrupsionit, mekanizmat për raportimin e korrupsionit, si dhe të drejtat e tyre kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen në proceset vendimmarrëse.

C1.A4: Publikimi i tre (3) dokumenteve të politikave

Dokumentet e politikave do të fokusohen në çështjet që lidhen me qasjen në drejtësi, korrupsionin dhe transparencën duke shqyrtuar tema (të tilla si të drejtat gjuhësore dhe qasja në informata dhe shërbime publike) në një mënyrë gjithëpërfshirëse.

C1.A5: Forumi Antikorrupsion dhe Transparencë

AKTIV do të mbajë Forumin dy (2) ditor Kundër Korrupsionit dhe Transparencën, i cili do të mbledhë së bashku përfaqësues institucionalë dhe politikë, media, aktivist dhe shoqërinë civile në një seri prej gjashtë (6) panelesh që mbulojnë këto çështje nga një larmi e gjerë nga kënde të ndryshme.

Komponenti 2 (C2): Mbështetje për Administratën e Drejtësisë në zonat me shumicë serbe në Kosovë

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë administratën e drejtësisë në veri të Kosovës dhe në zonat me shumicë serbe, në rajonet e tjera në Kosovë, përmes mbështetjes për institucionet gjyqësore dhe lehtësimit të përfshirjes së avokatëve të rinj nga komunitetet joshumicë në praktikën ligjore.

C2.A5: Ngjarja e fillimit

Një ngjarje do të mbahet në nivel lokal në Mitrovicën e Veriut që do të shënojë fillimin zyrtar të aktiviteteve të projektit për publikun e gjerë dhe të gjitha palët relevante të interesit.

C2.A5: Fuqizimi i shtrirjes së gjykatës me publikun

Aktiviteti do të përfshijë një sërë trajnimesh, të ndjekura nga një program mentorimi i udhëhequr nga eksperti i angazhuar.

C2.A5: Trajnime Mbikëqyrëse për juristë të rinj dhe shoqërinë civile

Juristë të rinj dhe aktivistë të shoqërisë civile nga komunitetet joshumicë në Kosovë do të trajnohen për t'u bërë Mbikëqyrës kundër korrupsionit.

C2.A5: Skema e praktikës

Si vazhdimësi e themelimit të një praktike të suksesshme, projekti përfshinë së paku njëzet (20) avokatë të rinj të cilët do të përfundojnë praktikën 3-mujore pranë zyrave ligjore në veri të Kosovës. Skema do t'u ofrojë pjesëmarrësve një mundësi mësimi praktik, ku ata do të fitojnë aftësi praktike ligjore përmes punës në çështje reale, nën mbikëqyrjen e avokatëve praktikantë.

C2.A5: Aktivitete të ndërgjegjësimit të publikut

Këto aktivitete, njëkohësisht do të plotësojnë dhe do të drejtojnë fushatën e ndërgjegjësimit dhe avokimit të AKTIV-it, me fokus më të madh në sektorin gjyqësor dhe qasjen në drejtësi: Si nevojë e vazhdueshme në veri të Kosovës, do të zhvillohet dhe zbatohet një fushatë e fuqishme publike për funksionimin e sistemit të integruar gjyqësorit në zonat me shumicë serbe të Kosovës përmes një serie fjalimesh dhe diskutimesh publike dhe një fushate të fuqishme mediatike. Fushata e ndërgjegjësimit publik paraqet nevojë të vazhdueshme për rritjen e mëtutjeshme të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të integruara gjyqësore të Kosovës, përmes ngritjes së njohurive për punën e tyre dhe rëndësinë e saj për sigurinë ligjore të qytetarëve.

Rritja e transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat me shumicë serbe në Kosovë 2022-2023