Fillimi i projektit:
01.08.2025.
Përfundimi i projektit:
31.01.2026.
Projekti është konceptuar për të adresuar rritjen e rasteve të ngacmimeve seksuale dhe dhunës me bazë gjinore (GBV), me fokus të veçantë në incidentet ndëretnike dhe reagimin e pamjaftueshëm institucional. Në një kontekst të mungesës së besimit publik në institucione dhe të stigmatizimit shoqëror të viktimave, qëllimi i projektit është fuqizimi i grave dhe vajzave, rritja e dukshmërisë së problemit dhe përmirësimi i mekanizmave të mbrojtjes.
Aktivitetet e projektit përfshijnë:
- Hulumtim mbi ngacmimet seksuale dhe GBV-në – Një studim mbi përhapjen, perceptimet dhe reagimet institucionale në rajonin e Mitrovicës, që do të shërbejë si bazë për ndërhyrjet e mëtejshme.
- Trajnime për institucionet e drejtësisë dhe OShC-të – Trajnime për policinë, prokurorët, gjyqtarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, me qëllim përmirësimin e njohurive dhe praktikave në trajtimin e rasteve të ngacmimeve seksuale.
- Konferencë publike për parandalimin – Një ngjarje rajonale për shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e strategjive për parandalimin e dhunës seksuale, me prezantimin e rezultateve të hulumtimit.
- Seminar koordinues për institucionet dhe shoqërinë civile – Ngjarje e dedikuar për vendosjen e mekanizmave efikas të referimit dhe mbështetjes për viktimat.
- Fushatë për ngritjen e vetëdijes – Një video promovuese, dy podkaste, fletushka informuese, aksione rrugore dhe aktivitete intensive në rrjete sociale të fokusuara te të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara.
- Hartimi i një dokumenti të politikave për ngacmimet seksuale – Një dokument me rekomandime konkrete për përmirësimin e kuadrit institucional dhe ligjor, i bazuar në gjetjet e projektit.
Rezultatet e pritshme përfshijnë:
- Rritje të vetëdijes së qytetarëve, veçanërisht grave dhe vajzave, për ngacmimet seksuale dhe mekanizmat e mbrojtjes në dispozicion;
- Fuqizim të besimit në institucione përmes stafit më të trajnuar dhe sistemeve më të qasshme për raportim;
- Përfshirje më aktive të komunitetit në luftën kundër GBV-së, sidomos te të rinjtë;
- Themelim të bashkëpunimit mes institucioneve dhe shoqërisë civile për luftë afatgjatë kundër dhunës seksuale.