Të drejtat e njeriut



OJQ ACDC është angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut përmes aktiviteteve të ndryshme, fushatave publike dhe programeve të trajnimit. Dhjetëra të rinj kanë kaluar në programin "Shkolla për të Drejtat e Njeriut", që u zhvillua me qëllim që të trajnojë të rinjtë dhe t'u mundësojë të njohin të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre njerëzore dhe të frymëzohen për të mbrojtur të drejtat e tyre, të drejtat e të tjerëve dhe të shërbejnë si katalizatorë për ndryshime pozitive në komunitetet e tyre.

OJQ ACDC ka bashkëpunim të përhershëm me Institucionin e Institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës, i cili është i përfshirë në disa projekte të ACDC-së, që janë të dizajnuara për të demonstruar mekanizmat ekzistues dhe për të lehtësuar qasjen në informata me rëndësi publike. Një fushatë publike për punën e Avokatit të Popullit, e zhvilluar nga ACDC, ka rritur dukshëm vizibilitetin e Institucionit duke u angazhuar me komunitetin lokal dhe duke shkëmbyer njohuritë e Institucionit, dhe në këtë mënyrë ka rritur kapacitetet për promovimin e të drejtave të njeriut.

Arritjet kryesore:

  • Memorandum bashkëpunimi me Institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës
  • Programet e trajnimeve për të drejtat e njeriut për të rinjtë dhe zyrtarët komunalë

Warning: PHP Startup: Unable to load dynamic library 'imagick.so' (tried: /opt/cpanel/ea-php80/root/usr/lib64/php/modules/imagick.so (libMagickWand-6.Q16.so.6: cannot open shared object file: No such file or directory), /opt/cpanel/ea-php80/root/usr/lib64/php/modules/imagick.so.so (/opt/cpanel/ea-php80/root/usr/lib64/php/modules/imagick.so.so: cannot open shared object file: No such file or directory)) in Unknown on line 0