30.03.2024. » 16:00 | ACDC


Avokati i Popullit takoi përfaqësuesit e OJQ-ve në Mitrovicë të Veriut



Mitrovica Veriore, 27 mars 2024 – Avokati i Popullit, Naim Qelaj dhe zëvendësi i tij, Srgjan Sentiq, takuan përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile si dhe përfaqësues të autoriteteve lokale të regjionit të Mitrovicës, dhe u mundësua nga organizata OJQ ACDC.

avokati-i-popullit-takoi-perfaqesuesit-e-ojq-ve-ne-mitrovice-te-veriut
FOTO: ACDC

Mitrovica Veriore, 27 mars 2024 – Avokati i Popullit, Naim Qelaj dhe zëvendësi i tij, Srgjan Sentiq, takuan përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile si dhe përfaqësues të autoriteteve lokale të regjionit të Mitrovicës, dhe u mundësua nga organizata OJQ ACDC.

Objektivi kryesor i këtij diskutimi është të nxisë një kuptim më të thellë të çështjeve të të drejtave të njeriut në nivel lokal, veçanërisht nga këndvështrimi i komuniteteve të prekura.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj u foli të pranishmëve për rastet që janë trajtuar nga ai për ankesat e sjella në takimin e fundit me OJQ-të në Mitrovicë të Veriut, çështjet që janë në juridiksionin e Institucionit të Avokatit të Popullit. Ai elaboroi disa prej rasteve, siç është rasti i shpronësimit në veri nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe ankesën për tejkalim të forcës të policisë për të cilën IAP ka kontaktuar Inspektoratin e Policisë, dhe vazhdon të monitorojë këto raste.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare ngritën disa nga çështjet si mosrespektimi i ligjit për gjuhët nga autoritetet, çështja e pronës e disa familjeve të kthyera të komunitetit serb në komunë të Klinës, çështja e klerikut të Manastirit në Zveçan, si dhe është ngritur çështja e kamotshme në lidhje me pajisjen e qytetarëve të veriut të vendit me dokumente të Republikës së Kosovës.

Takime të tilla mëtojnë lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe organizatave të shoqërisë civile, që synim kryesor ka rritjen e ndërgjegjësimit, bashkëpunimit dhe promovimit të përgjithshëm të të drejtave të njeriut.