04.06.2024. » 10:28 | ACDC


Avokati i Popullit takoi përfaqësuesit e OJQ-ve në Stanishorë



Në Stanishorë, komuna e Gjilanit, OJQ ACDC organizoi një tryezë të rrumbullakët me Ombudspersonin Naim Qelaj, organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë.

avokati-i-popullit-takoi-perfaqesuesit-e-ojq-ve-ne-stanishore
FOTO: ACDC

Në Stanishorë, komuna e Gjilanit, OJQ ACDC organizoi një tryezë të rrumbullakët me Ombudspersonin Naim Qelaj, organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë. Takimi iu kushtua diskutimit të të drejtave të njeriut, ku anëtarët e komunitetit ndanë mendimet dhe idetë e tyre.

Kjo ngjarje është pjesë e një serie takimesh që Ombudspersoni ka mbajtur në mbarë Kosovën, të realizuara në kuadër të një projekti të financuar nga UNMIK-u dhe të zbatuar nga OJQ ACDC. Qëllimi i projektit është të rrisë vetëdijen për rolin dhe përgjegjësitë e Institucioni i Ombudspersonit, si dhe për të rritur bashkëpunimin ndërmjet Ombudspersonit dhe OJQ-ve.