19.09.2022. » 13:40 | KCSF


Ceremonia e nënshkrimit të kontratës - Granti për Zhvillim Organizativ



Më 15 shtator, në hapësirat e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratës me përfituesit e granteve në kuadër të programit 'EJA Kosovë'.

ceremonia-e-nenshkrimit-te-kontrates-granti-per-zhvillim-organizativ
FOTO: KCSF

Më 15 shtator, në hapësirat e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratës me përfituesit e granteve në kuadër të programit 'EJA Kosovë'. Marrëveshjet e grantit janë nënshkruar me pesëmbëdhjetë organizata nga e gjithë Kosova, duke përfshirë OJQ ACDC, e cila ishte në mesin e tetë organizatave përfituese të grantit për zhvillim organizativ.

Granti për Zhvillim Organizativ do të zgjasë një vit dhe do të përfshijë aktivitete që ndihmojnë zhvillimin e brendshëm të organizatave. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të ngisë kapacitetet e stafit të organizatës në mënyrë që të krijojë një drejtim të qartë të zhvillimit organizativ duke përdorur mjete dhe burime specifike që do të kontribuojnë në rritjen e organizatës, rritjen e nivelit të kapaciteteve, fuqizimin e menaxhimit të sistemit të brendshëm dhe kontribuojnë me qasje më të mirë për përdoruesit e projektit.

Ky grant mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) nga Suedia dhe Qeveria e Dukës së Madh të Luksemburgut.