06.12.2021. » 13:47 | ACDC
OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike përzemërsisht ju fton të merrni pjesë në konferencën/sesionin e trajnimit të titulluar “Mekanizmat e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Roli i Ombudspersonit”. Panelistë do të jenë Ljubisha Bashçareviq, ekspert për të drejtat e njeriut dhe Marija Radulloviq, zëvendës drejtoreshë në institucionin e Ombudsperson-it.

Z. Bashçareviq do t'i njohë pjesëmarrësit me mekanizmat e OKB-së për të drejtat e njeriut, ndërsa znj. Radulloviq do të flasë për rolin e Ombudspersonit të Kosovës.
Ana praktike e trajnimit do të përfshijë diskutime të veçanta në grup dhe prezantime nga pjesëmarrësit mbi temat e:
• Sfidat e të drejtave të njeriut, shkeljet dhe përvojat reale në Kosovë dhe
• Rekomandime për punën dhe vizibilitetin e Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës
Në konferencë/trajnim do të marrin pjesë studentë të diplomuar, juristë, aktivistë të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare..
Konferenca/trajnimi do të mbahet përmes aplikacionit Zoom më 10 dhjetor 2021, duke filluar nga ora 10:00. Ju mund të bashkoheni duke përdorur vegëzën:
https://us02web.zoom.us/j/82625968340
Ju lutem ta konfirmoni pjesëmarrjen përmes emailit:
Lajmet e fundit