29.02.2024. » 13:41 | ACDC


Diskutim publik 7 mars 2024 - Qendra për Energji Qytetare - Mitrovicë Veriore



OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ju fton përzemërsisht në diskutim publik me përfaqësuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës.

diskutim-publik-7-mars-2024-qendra-per-energji-qytetare-mitrovice-veriore
FOTO: ACDC

OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ju fton përzemërsisht në diskutim publik me përfaqësuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës. Në këtë diskutim do të marrin pjesë shefi i Divizionit për Marrëdhënie me Publikun dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Inspektorati Policor i Kosovës, z. Arbër Beka, z. Zoran Ristiq - Hetues në Departamentin e Hetimeve, si dhe përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile, media dhe banorë nga veri të Kosovës.

Objektivi parësor i këtij diskutimi është të nxisë një kuptim më të thellë të Inspektoratit Policor dhe punës së tij në nivel lokal, veçanërisht nga pikëpamja e komuniteteve të prekura që banojnë në veri të Kosovës. Synimi është që të prezantohet puna e IPK-së, mandati, fushëveprimtaria dhe juridiksioni i saj para popullatës së përgjithshme të banorëve, përfaqësuesve të OShC-ve dhe mediave. Duke bashkuar këta akterë, ne synojmë të rrisim ndërgjegjësimin, bashkëpunimin dhe promovimin e të drejtave të banorëve.

Kjo ngjarje paraqet një mundësi unike për të adresuar problemet që janë në juridiksionin e Inspektoratit Policor të Kosovës, për të mbledhur njohuri të vlefshme nga panelistët dhe pjesëmarrësit dhe për të krijuar një kornizë për bashkëpunim në të ardhmen.

Panelistët:

  • Z. Arber Beka, Shef i Divizionit për Marrëdhënie me Publikun dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Inspektorati Policor i Kosovës
  • Z. Zoran Ristiq, Hetues në Departamentin e Hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës
  • Z. Dushan Radakoviq, Drejtor Ekzekutiv në OJQ ACDC

Diskutimi do të mbahet më 7 mars 2024 nga ora 11:00 në ambientet e Qendrës për Energji Qytetare në Mitrovicën Veriore.