27.02.2023. » 19:38 | ACDC
Si pjesë e projektit "Ngritja e transparencës dhe sundimit të ligjit në komunitetet me shumicë serbe në Kosovë", në Mitrovicën Veriore u mbajt diskutimi publik mbi pozitën e avokatëve në gjykatën në veri të Kosovës.
Si pjesë e projektit "Ngritja e transparencës dhe sundimit të ligjit në komunitetet me shumicë serbe në Kosovë", në Mitrovicën Veriore u mbajt diskutimi publik mbi pozitën e avokatëve në gjykatën në veri të Kosovës.
Qëllimi i konferencës ishte prezantimi i gjendjes aktuale në sektorin gjyqësor pas dorëheqjes së gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit tjetër administrativ dhe ndihmës nga institucionet gjyqësore në veri të Kosovës nga këndvështrimi i avokatëve aktivë në praktikën gjyqësore. Pjesëmarrës në debat ishin avokatët dhe përfaqësuesit ligjorë të serbëve nga veriu i Kosovës, Nebojsha Vllajiq dhe Jovana Filipoviq, si dhe drejtori ekzekutiv i OJQ ACDC, Dushan Radakoviq.
Dushan Radakoviq theksoi se qëllimi kryesor i këtij debati është informimi i qytetarëve dhe opinionit publik për gjendjen e gjyqësorit në Kosovë, veçanërisht në veri të Kosovës pas largimit të serbëve në veri nga institucionet.
Avokati Nebojsha Vllajiq beson se gjërat janë kthyer si kanë qenë para procesit të integrimit, dhe se është pothuajse e pamundur për qytetarët që jetojnë në veri të Kosovës të ushtrojnë të drejtat e tyre apo të raportojnë ndonjë vepër penale për shkak se gjyqësori nuk funksionon. Vllajiq theksoi se problemi është politik dhe se duhet zgjidhur politikisht.
Avokatja, Jovana Filipoviq nga Graçanica thotë se gjyqësori, i cili funksionon në jug të lumit Ibër, nuk ka pasur probleme të mëdha pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri. Megjithatë, ajo theksoi se barriera gjuhësore është problemi më i madh kur bëhet fjalë për proceset që zhvillohen në pjesën e Kosovës ku shqiptarët përfaqësojnë shumicën.
Të pranishmit u pajtuan se është thelbësore të arrihet një marrëveshje që është në interesin më të mirë të qytetarëve dhe se duhet normalizimi i jetesës për zgjidhjen e problemit.
Lajmet e fundit