09.12.2022. » 18:14 | ACDC


Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut është shënuar në Mitrovicën Jugore



Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, OJQ ACDC organizoi aksion rrugor në Mitrovicën e Jugut.

dita-nderkombetare-e-te-drejtave-te-njeriut-eshte-shenuar-ne-mitrovicen-jugore
FOTO: ACDC

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, OJQ ACDC organizoi aksion rrugor në Mitrovicën e Jugut.

Aktoviteti edukativ rrugor kishte për qëllim shpërndarjen e informatave dhe përhapjen e vetëdijes për DUDNJ (Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut), një udhëzues themelor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe rolin dhe kompetencat e Institucionit të Avokatit të Popullit në avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Aktiviteti u dha mundësi qytetarëve që të informohen për të drejtat e tyre themelore dhe të mësojnë për punën e Avokatit të Popullit dhe si të paraqesin ankesë nëse të drejtat e tyre janë shkelur.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Përkrahje e mëtutjeshme për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës", financuar nga UNMIK.