04.11.2021. » 09:59 | ACDC
Dje në Prishtinë është mbajtur takimi i parë i Forumit për Dialog ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës dhe Organizatave të Shoqërisë Civile.
Dje në Prishtinë është mbajtur takimi i parë i Forumit për Dialog ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës dhe Organizatave të Shoqërisë Civile. Qëllimi i Forumit është që të arrijë bashkëpunim të ngushtë në fushën e identifikimit të sfidave dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta që synojnë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Avokati i Popullit, Naim Qelaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Institucionit të Ombudspersonit dhe OSHC-ve dhe konkludoi se nevojitet pjesëmarrje më e madhe si dhe bashkëpunim më i ngushtë që i gjithë sistemi të funksionojë më mirë. Ai theksoi se qasja e institucioneve ka qenë e fragmentuar në 20 vitet e fundit dhe se me të njëjtin problem nuk duhet të merremi 10 herë, por vetëm një herë, ta zgjidhim dhe të vazhdojmë tutje.
OJQ ACDC u përfaqësua nga Dushan Radakoviq, i cili ishte një nga panelistët e këtij Forumi dhe prezantoi rolin e shoqërisë civile në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Lajmet e fundit