18.09.2024. » 12:17 | ACDC


Ftesë për pjesëmarrje në kampet e të rinjve



OJQ ACDC ju fton të merrni pjesë në një sërë kampesh rinore në kuadër të projektit YESS (Youth Powered through Inclusive School and Societies), që financohet nga Fondi për Ndërtimin e Paqes të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe është një nismë e përbashkët e zbatuar nga UNICEF dhe IOM, në kuadër të strategjisë udhëheqëse të koordinatorit për zhvillim në Kosovë të OKB-së.

ftese-per-pjesemarrje-ne-kampet-e-te-rinjve
FOTO: ACDC

OJQ ACDC ju fton të merrni pjesë në një sërë kampesh rinore në kuadër të projektit YESS (Youth Powered through Inclusive School and Societies), që financohet nga Fondi për Ndërtimin e Paqes të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe është një nismë e përbashkët e zbatuar nga UNICEF dhe IOM, në kuadër të strategjisë udhëheqëse të koordinatorit për zhvillim në Kosovë të OKB-së.

Kampet do të ofrojnë një mundësi unike për të rinjtë e moshës 13 deri në 18 vjeç nga komunitetet e ndryshme etnike në Kosovë që të bashkohen, të mësojnë për njëri-tjetrin dhe të zhvillojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin reciprok.


Detaje:

  • Kampet do të mbahen në mbarë Kosovën, duke u mundësuar pjesëmarrësve të njihen me pjesë të ndryshme të rajonit
  • Kampi i parë do të mbahet nga data 4 deri më 6 tetor 2024 (Komuna e Pejës).
  • Akomodimi ofrohet në hotel me pansion të plotë.
  • Programi përfshinë punëtori rreth gjuhëve dhe aktivitete që inkurajojnë të frymëzohet puna ekipore dhe miqësinë ndërmjet pjesëmarrësve.


Kushtet dhe kriteret për pjesëmarrje:

  • Mosha nga 13 deri ne 18 vjec
  • Motivimi për të mësuar rreth kulturave dhe gjuhëve të ndryshme
  • I/E hapur për bashkëpunim dhe punë ekipore me bashkëmoshatarë nga bashkësitë e ndryshme etnike
  • Afati i aplikimit: 25 shtator 2024.


Si të aplikoni: Plotësoni formularin online nëpërmjet linkut në vijim.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScKM-9vgOaX6pSC8nBneoCP7i1ny_46MDGqb9El_qDVNMhZVw/viewform

Për më shumë informata, kontaktoni:  aleksandar.rapajic@acdc-kosovo.org