17.12.2021. » 13:26 | ACDC


FTESË -Takimi Publik i Komunës - 22 Dhjetor 2021 - 11.00 – 13.30 - ACDC



OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në takim publik të komunës. Ky takim është pjesë e projektit të titulluar “Rritja e reagimit institucional ndaj korrupsionit në veri të Kosovës” dhe objektivi i përgjithshëm i projektit është zvogëlimi i korrupsionit në veri të Kosovës, përmes forcimit të vetëdijes dhe njohurive institucionale për korrupsionin, veçanërisht për mekanizmat ligjorë që janë në dispozicion kundër korrupsionit.

ftese-takimi-publik-i-komunes-22-dhjetor-2021-1100-1330-acdc
FOTO: ACDC

OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në takim publik të komunës. Ky takim është pjesë e projektit të titulluar “Rritja e reagimit institucional ndaj korrupsionit në veri të Kosovës” dhe objektivi i përgjithshëm i projektit është zvogëlimi i korrupsionit në veri të Kosovës, përmes forcimit të vetëdijes dhe njohurive institucionale për korrupsionin, veçanërisht për mekanizmat ligjorë që janë në dispozicion kundër korrupsionit.

Në pjesën e parë të takimit do të prezantohet hulumtimi i bërë në temën e korrupsionit si dhe opinioni i qytetarëve të realizuar përmes fokus grupeve dhe në pjesën e dytë do të diskutohet për punën e komunave në veri të Kosovës, korrupsionin, prokurimi, informimi publik etj

Takimi do të mbahet në ambientet e orgainzatës ACDC, Rr. Çika Jovina 3, Mitrovicë Veriore, më datën 22 dhjetor 2021, me fillim nga ora 11:00.

Panelistët:

Dushan Radakoviq – Drejtor Ekzekutiv i ACDC

 

Slobodan Stoshiq – Menaxher programi në ACDC

 

Adrijana Hoxhiq – Nënkryetare e Komunës së Mitrovicës Veriore

 

Srdjan Vuqiniq - Këshilltar i Kryetarit të Komunës së Zubin Potokut

 

Natasha Nastiq – Drejtoreshë e Departamentit të Buxhetit dhe Financave të Leposaviqit (TBC)

 

Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt përmes platformës Zoom dhe pritet pjesëmarrje e një numri të madh njerëzish nga të gjithë sektorët. Vegëza e takimit:

https://us02web.zoom.us/j/83771214578

 

Ju lutem ta konfirmoni pjesëmarrjen tek emaili: slobodan.stosic@acdc-kosovo.org

 

Ky grant mbështetet nga 'Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën' financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).