16.01.2022. » 14:59 | ACDC


FTESË - Trajnim “Respektimi i së drejtës gjuhësore në Kosovë” 19 Janar 2022. 11:00 - 14:30



OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ka kënaqësinë të ju ftojë të merrni pjesë në sesionin e trajnimit “Respektimi i së drejtës gjuhësore në Kosovë”. Ligjeruese do të jetë znj. Ivana Pavloviq, Zyrtare e Lartë për Ngritjen e Kapaciteteve në Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve.

ftese-trajnim-respektimi-i-se-drejtes-gjuhesore-ne-kosove-19-janar-2022-1100-1430
FOTO: ACDC

OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ka kënaqësinë të ju ftojë të merrni pjesë në sesionin e trajnimit “Respektimi i së drejtës gjuhësore në Kosovë”. Ligjeruese do të jetë znj. Ivana Pavloviq, Zyrtare e Lartë për Ngritjen e Kapaciteteve në Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve.

Znj. Pavloviq do t'i njohë pjesëmarrësit me të drejtat gjuhësore dhe do të diskutojë rëndësinë e të drejtave gjuhësore për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ana praktike e trajnimit do të përfshijë diskutime të veçanta në grup dhe prezantime nga pjesëmarrësit mbi temat e:

  • Problemeve në përdorimin e gjuhëve zyrtare në institucionet e Kosovës dhe
  • Të drejtat gjuhësore - Të drejtat e njeriut


Në trajnim do të marrin pjesë studentë të diplomuar, juristë, aktivistë të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Trajnimi do të mbahet përmes aplikacionit Zoom më 19 janar, duke filluar nga ora 11:00. Ju mund të bashkoheni duke përdorur vegëzën:

https://us02web.zoom.us/j/87035037882

 

Luteni ta konfirmoni pjesëmarrjen përmes emailit:

snezana.vukicevic@acdc-kosovo.org

 

Projekti "Lehtësimi i qasjes në drejtësi dhe promovimi i të drejtave të njeriut në rajonin e Mitrovicës" financohet nga UNMIK-u dhe zbatohet nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC).