29.02.2024. » 13:27 | ACDC
Më 28 shkurt, në Prishtinë u mbajt konferencë për lansimin e një platformë të re për komunitetet në Kosovë, e zhvilluar nga OJQ ACDC në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe e mbështetur nga Ambasada Britanike dhe Ambasada e Zvicrës, për nevojat të Zyrës për Çështje të Komuniteteve.
Më 28 shkurt, në Prishtinë u mbajt konferencë për lansimin e një platformë të re për komunitetet në Kosovë, e zhvilluar nga OJQ ACDC në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe e mbështetur nga Ambasada Britanike dhe Ambasada e Zvicrës, për nevojat të Zyrës për Çështje të Komuniteteve. Konferenca shfaqi burime të ndryshme të disponueshme në platformë, duke theksuar qasjen e lehtë dhe miqësore për përdoruesit dhe vuri në pah përfitimet e shumta që platforma ofron si për komunitetet ashtu edhe për organizatat që punojnë drejt përmirësimit të tyre.
Gjatë konferencës, panelistët Aleksandar Rapajic nga OJQ ACDC dhe Manuela Petrovic nga IOM theksuan se platforma do të përmirësojë transparencën e punës së Zyrës për Çështje të Komuniteteve dhe fondet që ato ofrojnë, duke rezultuar në shërbim më të mirë për qytetarët dhe donatorët. Gjithashtu u theksua se platforma do të jetë e dobishme jo vetëm për qytetarët por edhe për donatorët, duke u mundësuar atyre të shohin të gjitha organizatat që janë aktive dhe punojnë me një komunitet të caktuar.
Aleksandar Rapajiq prezantoi platformën dhe nënvizoi karakteristikat kryesore të saj, duke përfshirë regjistrimin e OJQ-ve ose individëve që merren me probleme specifike të komunitetit, duke i lejuar ata të zgjedhin një komunitet prioritar dhe të fokusohen në zgjidhjen e problemeve specifike; informata për secilin komunitet në Kosovë; mekanizmi për raportimin e shkeljeve të të drejtave të komuniteteve; lajme për Zyrën për Komunitete, buletine, raporte, si dhe thirrje publike; disponueshmëria e platformës në gjashtë gjuhë për të adresuar çdo komunitet dhe informata të tjera të rëndësishme.
Gjatë konferencës u theksua gjithashtu se dizajni i platformës ishte rezultat i konsultimeve të gjera me përfaqësuesit e komuniteteve në Kosovë dhe institucionet e nivelit qendror dhe u theksua se platforma synon të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe të trajtojë çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë, të drejtat e njeriut, barazinë ekonomike dhe demokracinë.
Platforma pritet të jetë me përfitim të madh në fuqizimin e komuniteteve dhe përmirësimin e pozitës së tyre në shoqëri.
Lajmet e fundit