06.09.2022. » 16:44 | ACDC


“Gratë për Gratë – të bashkuara në pushtet" - takimet avokuese



Në kuadër të projektit “Gratë për Gratë – të bashkuara në pushtet”, në muajin gusht u mbajtën takime me gra nga veriu i Kosovës të cilat i’u bashkuan krijimit të një rrjeti të grave që synon fuqizimin e pozitës së grave si dhe promovimin e bashkëpunimit me bashkëpunimet ekzistuese, rrjetet e grave në Kosovë.

grate-per-grate-te-bashkuara-ne-pushtet-takimet-avokuese
FOTO: ACDC

Në kuadër të projektit “Gratë për Gratë – të bashkuara në pushtet”, në muajin gusht u mbajtën takime me gra nga veriu i Kosovës të cilat i’u bashkuan krijimit të një rrjeti të grave që synon fuqizimin e pozitës së grave si dhe promovimin e bashkëpunimit me bashkëpunimet ekzistuese, rrjetet e grave në Kosovë. Si pjesë e të njëjtit projekt, është realizuar edhe një takim avokues me qëllim të përfshirjes më të mirë të grave nga komunitetet joshumicë në procesin e anëtarësimit në BE dhe përfshirjen më të mirë të nevojave dhe prioriteteve të tyre në Raportet e Progresit të Kosovës.

Falë organizatës “Santa Maria”, në kuadër të bashkëpunimit, ne mundëm të organizonim takime me një numër të madh të grave me qëllim të shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe informatave, me fokus të veçantë përmirësimin e pozitës së tyre në shoqëri, dhe sidomos në skenën publike, në veri të Kosovës.

Projekti “Gratë për gratë – të bashkuara në pushtet”, zbatohet nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC), është mbështetur nga Reactor – Research in Action dhe partnerët e tyre përmes Aksionit “Përparimi i Barazisë Gjinore përmes Procesit të Anëtarësimit në BE”. Ky aktivitet financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim.