08.10.2024. » 12:30 | ACDC


Kampi i të rinjve në Pejë, nxiti me sukses lidhjet dhe bashkëpunimin ndërkulturor



Në Hotel Magra Austria në Pejë, përfundoi me sukses kampi treditor rinor që synonte nxitjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga komunitete të ndryshme.

kampi-i-te-rinjve-ne-peje-nxiti-me-sukses-lidhjet-dhe-bashkepunimin-nderkulturor
FOTO: ACDC

I mbajtur nga 4-6 tetor 2024, kampi mblodhi së bashku të rinj të moshës 13 deri në 18 vjeç me prejardhje të ndryshme, duke u ofruar atyre një mundësi unike për tu njohur me gjuhën shqipe dhe serbe, për të përmirësuar aftësitë e tyre gjuhësore dhe për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme.

I krijuar për të promovuar mësimin e ndërsjellë, vlerësimin kulturor dhe punën ekipore, kampi paraqiti një sërë sesionesh interaktive, diskutime në grup dhe aktivitete angazhuese. Kampi filloi me sesione gjuhësore interaktive duke përdorur metodologjinë VOCUP, duke lehtësuar komunikimin efektiv dhe shkëmbimin kulturor.

Gjatë gjithë kampit, pjesëmarrësit u angazhuan në aktivitete ekipore që nxitën bashkëpunimin dhe forcuan lidhjet e tyre. Për më tepër, një vizitë në Patriarkanën e Pejës, një nga manastiret më të rëndësishme ortodokse serbe, i lejoi pjesëmarrësit të gërmojnë në historinë e saj të pasur dhe trashëgiminë kulturore.

Mbrëmjet ishin të mbushura me lojëra të këndshme sociale që inkurajuan të menduarit strategjik dhe punën ekipore, duke ofruar mundësi për pjesëmarrësit për tu lidhur dhe krijuar miqësi.

Kjo ngjarje shënon kampin e parë nga disa kampe të planifikuara në lokacione të ndryshme nëpër Kosovë, në muajt e ardhshëm, ndërsa ne vazhdojmë të promovojmë lidhjet dhe mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet të rinjve. 

Këto kampe realizohen në kuadër të projektit "Rinia e Fuqizuar përmes Shkollave dhe Shoqërive Gjithëpërfshirëse (YESS)", financuar nga Fondi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për ndërtimin e paqes dhe zbatuar nga UNICEF dhe IOM.