21.10.2024. » 21:07 | ACDC
Nga data 18 deri më 20 tetor 2024, në Graçanicë u mbajt kampi rinor që mblodhi të rinj nga komunitete të ndryshme në Hotel Ulpiana, për një program dinamik tre-ditor të fokusuar në përmirësimin e aftësive gjuhësore dhe nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellë.
Nga data 18 deri më 20 tetor 2024, në Graçanicë u mbajt kampi rinor që mblodhi të rinj nga komunitete të ndryshme në Hotel Ulpiana, për një program dinamik tre-ditor të fokusuar në përmirësimin e aftësive gjuhësore dhe nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellë. Kampi, në kuadër të projektit "Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave dhe shoqërive gjithëpërfshirëse (YESS)" dhe i organizuar me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ofroi një mundësi unike për të rinjtë për t'u lidhur dhe mësuar.
Kampi përfshinte sesione të ndryshme interaktive, duke përfshirë punëtori gjuhësore nga VOCUP, ku pjesëmarrësit praktikuan aftësitë e komunikimit në serbisht dhe shqip për të promovuar përfshirjen dhe shkëmbimin kulturor. Përveç kësaj, trajnimi për ndihmën e parë i pajisi pjesëmarrësit me aftësi themelore për shpëtimin e jetës, ndërsa një vizitë edukative në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës mundësoi eksplorimin e historisë së pasur të rajonit.
Si i dyti, në serinë e kampeve rinore në mbarë Kosovën, kjo ngjarje u mundësoi pjesëmarrësve me sukses të fitojnë aftësi të dobishme dhe të kontribuojnë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe kohezive. Rrugëtimi drejt fuqizimit të të rinjve në Kosovë vazhdon dhe më shumë kampe që priten të ndodhin në muajt e ardhshëm.
Lajmet e fundit