04.12.2021. » 16:07 | ACDC


Klinikë ligjore mobile - Ndihmë Juridike Falas për viktimat e dhunës në familje



Në kuadër të projektit “Vendosja e bashkëpunimit efektiv në mes të OSHC-ve me kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët dhe promovimi i shërbimeve të ndihmës juridike”, më 2 dhjetor 2021, ACDC organizoi një aktivitet të titulluar Klinika Ligjore Mobile dhe instaloi një stendë në Mitrovicën e Veriut, ku qytetarët patën mundësinë të informohen për përdorimin e ndihmës juridike falas për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Krahas pjesës informative, kjo stendë kishte edhe rol këshillues sepse u tregoi qytetarëve mekanizmat për parandalimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore dhe si të reagojnë ndaj saj.

klinike-ligjore-mobile-ndihme-juridike-falas-per-viktimat-e-dhunes-ne-familje
FOTO: ACDC

Në kuadër të projektit “Vendosja e bashkëpunimit efektiv në mes të OSHC-ve me kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët dhe promovimi i shërbimeve të ndihmës juridike”, më 2 dhjetor 2021, ACDC organizoi një aktivitet të titulluar Klinika Ligjore Mobile dhe instaloi një stendë në Mitrovicën e Veriut, ku qytetarët patën mundësinë të informohen për përdorimin e ndihmës juridike falas për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Krahas pjesës informative, kjo stendë kishte edhe rol këshillues sepse u tregoi qytetarëve mekanizmat për parandalimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore dhe si të reagojnë ndaj saj.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Prokurorisë, Shërbimeve Sociale-Departamenti për dhunën në familje, mbrojtës i viktimave pranë Prokurorisë si dhe përfaqësues të Ndihmës Juridike Falas. Qytetarëve iu dhanë fletushka se si të përdorin Ndihmën Juridike Falas.

Ky aktivitet njëditor do të vazhdojë edhe në komunat tjera të Kosovës me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve për rëndësinë e parandalimit dhe veprimit kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, me synim kryesor mbrojtjen e grave si grupi më i cenueshëm.

Projekti zbatohet nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal CLARD, në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Drejtësi dhe OJQ ACDC Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike.