18.05.2023. » 20:50 | ACDC


Konferenca për bashkëpunim ndëretnik ndërmjet komuniteteve në Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut



Më 17 maj, OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike organizoi konferencën për bashkëpunimin ndëretnik ndërmjet komuniteteve në Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut. Aktiiteti mblodhi së bashku përfaqësues të ndryshëm të komuniteteve të cilët u angazhuan në mënyrë aktive në diskutime mbi ndërveprimin ndëretnik dhe ndikimin e politikës në jetën e përditshme.

konferenca-per-bashkepunim-nderetnik-ndermjet-komuniteteve-ne-zvecan-dhe-mitrovicen-e-veriut
FOTO: ACDC

Më 17 maj, OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike organizoi konferencën për bashkëpunimin ndëretnik ndërmjet komuniteteve në Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut. Aktiiteti mblodhi së bashku përfaqësues të ndryshëm të komuniteteve të cilët u angazhuan në mënyrë aktive në diskutime mbi ndërveprimin ndëretnik dhe ndikimin e politikës në jetën e përditshme.

Gjatë konferencës, Lulzim Peci, përfaqësues i Zyrës për Komunitete në Komunën e Zveçanit, foli për bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve dhe komunës, duke theksuar aspektet pozitive dhe negative të ndërveprimit të tyre me strukturat e ndryshme komunale. Ai po ashtu theksoi gjendjen aktuale të komunës, e cila paraqet sfida për të gjithë, veçanërisht për komunitetet joshumicë.

Ines Aljoviq Mihajloviq, nga Komiteti për Komunitete në Komunën e Zveçanit, njohu musafirtë e pranishëm për rolin dhe iniciativat e komisionit. Kur u pyet për efektin e situatës në marrëdhëniet ndëretnike, Ines shprehu shqetësimin e saj se situata ishte përkeqësuar ndjeshëm.

Bekim Ismaili, Koordinator i Projektit të CSSP-së, ndau informacione për aktivitetet e zhvilluara në Mitrovicë. Ai diskutoi ngritjen e një qendre arsimore, organizimin e kurseve të gjuhës dhe përpjekjet bashkëpunuese gjatë kohëve të përmbytjeve në fillim të këtij viti.

Panelistët ndanë njohuri të vlefshme në lidhje me sfidat e bashkëpunimit ndëretnik brenda peizazhit politik dhe theksuan nevojën e vazhdueshme për promovimin e mirëkuptimit, dialogut dhe bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve në Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit "Promovimi i Dialogut Ndëretnik në Pushtetin Lokal", të financuar nga NED , i cili është krijuar për të fuqizuar Komitetet e Komuniteteve, për të promovuar marrëdhënie të mira ndëretnike në pushtetin lokal në veri të Kosovës dhe për të mbështetur iniciativat e projekteve në shkallë të vogël në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanit.