27.06.2023. » 19:49 | ACDC


Konferenca për përmirësimin e pozitës së grave shtatzëna dhe nënave të reja



Në Shtëpinë e BE-së në Mitrovicën e Veriut, u mbajt sot konferenca për përmirësimin e pozitës së grave shtatzëna dhe nënave të reja. 

konferenca-per-permiresimin-e-pozites-se-grave-shtatzena-dhe-nenave-te-reja
FOTO: ACDC

Në Shtëpinë e BE-së në Mitrovicën e Veriut, u mbajt sot konferenca për përmirësimin e pozitës së grave shtatzëna dhe nënave të reja. Në panel ishin Gordana Gjoriq, Presidente e Shoqatës së Grave në Biznes "Avenija" dhe Ines Aljoviq Mihajloviq, Zyrtare e Programit në ACDC. Ngjarja u moderua nga Ivana Vanovac.

Gjatë konferencës, Ines Aljoviq Mihajloviq prezantoi hulumtimin e kryer nga OJQ ACDC, i cili u fokusua në sfidat me të cilat përballen gratë shtatzëna dhe nënat e reja në tregun e punës dhe që synon të thekson rëndësinë e mosdiskriminimit në ligjet e punës. 

Presidente e Shoqatës së Grave në Biznes "Avenija", Gordana Gjoriq tërhoqi vëmendjen për ndikimin e situatës aktuale jostabile politike dhe tha se qeverisja e mirë është parakusht për respektimin e të drejtave të grave shtatzëna dhe nënave të reja në vendin e punës.

Panelistët gjithashtu u angazhuan në diskutime mbi tema thelbësore si fleksibiliteti në vendin e punës, masat e sigurisë dhe zgjidhjet e qëndrueshme që synojnë tejkalimin e barrierave që hasin nënat e reja dhe gratë shtatzëna në mjediset e tyre të punës.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit "Avokimi për një pozitë më të mirë të grave shtatzëna dhe nënave të reja", i zbatuar nga OJQ ACDC. Projekti kishte për qëllim të ofrojë mbështetje për gratë në Kosovë duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mosdiskriminimit në fushën e ligjit të punës, si dhe duke identifikuar qëndrimin e qytetarëve, por në radhë të parë të grave, për të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve.

Granti financohet nga Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë, në kuadër të projektit "Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës të grupeve të cenueshme në tregun e punës", i zbatuar nga Qendra për Trajnime dhe Burime për Avokim - ATRC në partneritet me BIRN Kosovë.